Skip to content
Të Gjitha

“E bëra me vetëdije”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 22-vjeçarit në Bulqizë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Bulqizë ku 22-vjeçari, Arlind Pasha, humbi pasi u qëllua me thikë.

Autori i krimit është 20-vjeçari, Fatjon Keta, i cili ka thënë para uniformave blu, se vrasjen e ka bërë me vetëdije, shkruan “Balkanweb”.

Fillimisht u tha se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor, por pas analizave gjithçka është hedhur poshtë.

Keta tashmë pritet të dalë përpara organit të akuzës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kujtojmë këtu se Arlind Pasha u qëllua me thikë, teksa po ecte në trotuar.

Ai u dërgua menjëherë në urgjencë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagës së marrë.

Autori i vrasjes u arrestua një orë e gjysmë më pas nga policia.

Ndërkohë familja e 20-vjeçarit, është larguar nga Bulqiza, pasi jetonte në të njëjtën lagje me familjen e viktimës.