Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“23 milionë euro për një gërmadhë”! Tabaku: Paratë shkojnë në xhepin e Klodian Zotos

11:08 25/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur në rrjetin social “Facebook se qeveria ka dhënë 23 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për inceneratorin e Fierit.

Sipas ish-deputetes, ajo që është edhe skandali më i madh është se inceneratori i Fierit është një gërmadhë.

Tabaku thekson dhe denoncon publikisht faktin se 23 milionë eurot e buxhetit kanë shkuar në xhepin e Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij.

Denoncimi i plotë i Tabakut:

Inceneratori i Fierit: 23 milionë euro për vetëm nje germadhe

Çfarë po shihni në këto pamje, dy mure dhe një karabina është ajo që qeveria quan “Inceneratori i Fierit”. Ka 3 vjet që kompania, Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka marrë para nga buxheti i shtetit sepse po ndërton një incenerator modern dhe funksional.

Sot, pasi i janë paguar 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve, pra më shumë se gjysma e pagesës totale, ajo që shohin shqiptarët është thjeshtë një kantier i braktisur.

Paratë nga buxheti drejt xhepit të Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij vazhdojnë të shkojnë normalisht ndërkohë që qytetarët gënjehen nga kryeministri dhe shpura e tij..

Pamjet e mëposhtme janë një tjetër shembull se si kjo qeveri dhe kryeministri i saj kryejnë punët në këtë vend.

Mjafton t’ju kujtoj se sa eficente ishte qeveria për t’i dhënë një dorë kompanisë së Zotos për këtë investim serioz strategjik.

Ajo nxorri 17 VKM brenda ditës që hapnin garën, merrnin ofertën, shqyrtonin ankimimet, jepnin kontratën dhe firmosnin kontratën dhe lejet.

Pra një super eficencë qeveritare në shërbim të kompanisë dhe njerëzve që fshihen pas KLodian Zotos ndërkohë që sot e kësaj dite shumica e shqiptarëve ankohen që as pagë lufte nuk kanë marrë lëre pastaj të flasim për ligje në shërbim të sipërmarrjes apo shtresave në nevojë.

Fill pasi kompania në fjalë fitoi PPP prej 38 milion euro, një nga aksionerët italianë që ishte specializuar për këtë proces largohet sepse aksionet e saj i bleu një kompani shqiptare e panjohur në këtë fushë për vetëm 20 mijë lekë.

Në të njëjtën skemë mafioze dhe korruptive janë firmosur edhe dosjet e PPP-ve për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.

Sakaq, kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës janë të vetmet ku pagesa fillon në momentin e firmosjes së kontratës.

Madje eficencën qeveria dhe kryeministri e ka treguar edhe në ditët më të vështira të shqiptarëve.

Pasi ra tërmeti i nëntorit 2019, kompanitë e inceneratorëve morrën 4 mln euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që Shqipëria nisi të mbyllej nga pandemia sërishmi kompanitë e inceneratorit të Tiranës morrën nga taksat e shqiptarëve dhe pagesa e fundit është e ajo e kryer pikërisht për inceneratorin e Fierit diten e djeshme.

Gati tre vjet më parë, saktësisht në Nëntor 2017, Partia Demokratike denoncoi aferën e inceneratorëve e cila u reflektua nga shumë pak media.

Në shkurt 2018 një interpelancë me tre ministra u mbajt pikërisht për këtë çështje.

Një dosje voluminoze u trajtua në parlament nga opozita dhe ministrat e qeverisë nuk denjuan as të jepnin informacion por as t’i përgjigjeshin pyetjeve. Edhe kjo u trajtua shumë pak nga media.

Vlera e këtyre kontratave kriminale dhe abuzive kap shifrën totale të gati 500 mln eurove.

Pra buxheti i shtetit do t’i paguajë këtyre kompanive 500 mln euro, gati sa vlera e borxhit në Euro që qeveria shqiptare morri para disa ditësh në treg.

Një tempizëm perfekt i qeverisë Rama nga dita e parë dhe deri më tani. Një banditizëm dhe hajdutëri me paratë e djersës së shqiptarëve që ua rrit taksat përvit që të përfitojnë Zotot dhe ato që fshihen pas tyre.

Nuk ka para për shqiptarët buxheti i shtetit por ka vetëm për inceneratorët. Nuk ka para për qytetarët dhe sipërmarrësit por ka vetëm para për oligarkët dhe shpuren e atyre që i shërbejnë Ramës.

Koha është e pamëshirshme me ato që tallen me djersën dhe mundin e qytetarëve.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3235855989835677

Etiketa: 23 milionë euroklodian zotosne xhepinparateper nje germadheshkojne

Të lidhura

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ
Aktualitet

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët në listat e hapura të...

09:20 16/05/2025
E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë
Aktualitet

E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua...

09:10 16/05/2025
Para

Ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa maska në kafe, deputetët e Kuvendit nuk i tremben Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

09:20 16/05/2025
E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

09:10 16/05/2025
Tirana mirëpret sot Samitin e  Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

Tirana mirëpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

08:48 16/05/2025
Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

08:27 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.