Skip to content
Kryesore

2025 nis me binjakë, dy bebet e para të vitit

· 1 min lexim

Vetëm pak minuta pas nisjes së vitit të ri, dy foshnjat e para kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Binjakët, të quajtur Ares dhe Rajd, janë foshnjat e para të këtij viti të ri, duke sjellë gëzim dhe shpresë.

Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila shkruan:

“Mirë se erdhët, Ares dhe Rajd! Jetë të gjatë dhe paçi këmbën e mbarë ❤️. Këto janë binjakët e vitit 2025, që lindën shëndoshë e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00.”

Një fillim i mbarë për vitin e ri, duke simbolizuar jetë të re dhe bekim për familjet shqiptare.