Skip to content
Aktualitet

20 të burgosur me Covid në burgun e Drenovës, tetë prej tyre shtrohen në spital

· 1 min lexim

Janë shtuar rastet pozitive me Covid-19, në burgun e Drenovës, gjë që ka alarmuar stafin e këtij institucioni.

Mësohet se janë infektuar 20 të burgosur ditën e djeshme, ku 8 prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas raportimeve, janë kryer disa tamponë edhe në sektorin e katit të dytë në burgun e sigurisë së lartë të burgut të Drenovës, ku kanë rezultuar të tjerë të burgosur pozitiv me Sars-Cov-2.

Bëhet me dije se të burgosurit janë transportuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në spitalin e burgut të Tiranës, ndërkohë po gjurmohen edhe raste të tjera brenda këtij sektori.

Në burgje janë shtuar rastet me Covid kohët e fundit, ndonëse ende nuk ka shifra të sakta.