Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

2 herë më shumë fluturime se Presidenti Bush, Boçi bën deklaratën e fortë

12:06 29/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pas publikimeve të axhendës së fluturimeve për kryeministrin Edi Rama Partia Demokratike ka deklaruar se Rama ka fluturuar 2 herë më shumë se Presidenti i Amerikës Bush. Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi nga selia blu se  është shkëputur nga realiteti dhe nuk i intereson gjendja e shqiptarëve.

DEKLARATA E PLOTË

Sheiku Ahm- Ed Bin Rama Al Surrel, me çarter pas fundshpine, ka reaguar me breshëri pasi hakerat i zbuluan numrin e fluturimeve me avion-taksi.

 

Siç e ka zakon kur kapet ngushtë, ai fut në përdorim gjuhën e ashpër dhe sharjet, a thua se gjuha do ta shpëtojë nga ajo që i bën mendja, për hir të tekave kryeministrore.

137 fluturime ka kryer zotëria e tij me avionin kryeministror, dhuratë e Erdoganit, pajë për zhbërjen e shkollave dhe llahtarisjen e fëmijëve shqiptarë.

Dy herë më shumë se ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush që, në dy mandate, ka kryer 74 fluturime me Air Force One.

Njeriu më i fuqishëm i botës ka kryer dy herë më pak fluturime në dy mandate se lideri më i pafuqishëm i Europës. Këtë të fundit nuk e thotë PD, ndaj i kërkojmë të mos zemërohet, por e thotë media e njohur Politiko.eu.

Pse ndodh kjo?

Sepse kryeministri ynë është në hava-limanin  e tij, ku e ka shpënë shkëputja nga realiteti dhe hallet e popullit të vet.

Ndërkohë që ai merr sa herë i teket, avionin-taksi, populli i tij rrëmben taksitë e vdekjes për të kaluar La Manshin dhe shpëtuar kokën nga qeverisja e tij.

Ndërkohë që udhëheqësi ngrihet, vendi që ai udhëheq bie poshtë e më poshtë në renditjen e raporteve europiane dhe amerikane. Poshtë në cilësinë e jetës e lart në pasiguri, krim, shpopullim, e me radhë.

E vetmja arritje e zotërisë që i do çarterat si fëmija lodrat, është refuzimi i darkës nga krerët e Parlamentit europian, kilotat dhe atletet e tij që bëjnë me siklet liderët botërorë, dhe loja e zënies së syve që i bëri kryeministrit kosovar Albin Kurti.

Kot e ka që na tregon atë shumën e harxhuar për fluturimet me çarter. Nuk e ha njeri. Edhe furgoni i linjës Kafe Europa-Surrel të kishte qenë, do të kishte kushtuar më shumë.

Por jemi mësuar me shuma të tilla, si në rastin e vilës në Surrel, pallatit në Tiranë dhe të ardhurave nga pikturat dhe Kurbani.

Shifra që herë bien e herë ngrihen sipas nevojës.

Siç e thotë Lutfi Dervishi “thonë kot që na qeveris prej 9 vjetësh. 2-3 vite paska qenë në udhëtim”.

Të tjera

“S’më linte të haja i qetë”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain me thikë, mjekja e kishte paralajmëruar familjen për problemet e tij mendore
Aktualitet

“S’më linte të haja i qetë”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain me thikë, mjekja e kishte paralajmëruar familjen për problemet e tij mendore

Ngjarja e rëndë në Shkallnur të Durrësit, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau babain e tij, 69-vjeçar, me thikën e bukës,...

10:16 29/10/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023
Horoskopi

Horoskopi: 29 tetor 2025

DashiSot ndiqni ritmin tuaj dhe lejoni vetes të ndaloni për një moment. Një impuls i brendshëm ju fton të bëni...

09:50 29/10/2025
Para
“Referendumi e vetmja zgjidhje për t’i kthyer pushtetin sovranit”, zbardhet rezoluta e plotë e Partisë së Lirisë

“Referendumi e vetmja zgjidhje për t’i kthyer pushtetin sovranit”, zbardhet rezoluta e plotë e Partisë së Lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“S’më linte të haja i qetë”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain me thikë, mjekja e kishte paralajmëruar familjen për problemet e tij mendore

“S’më linte të haja i qetë”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain me thikë, mjekja e kishte paralajmëruar familjen për problemet e tij mendore

10:16 29/10/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 29 tetor 2025

09:50 29/10/2025
Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.