Skip to content
Bota

18 ditë lufte në Ukrainë, OKB bën bilancin e viktimave, mes tyre 43 fëmijë

· 2 min lexim

Në Ukrainë sot shënohet dita e 18-të e luftës dhe Rusia akoma vazhdon me sulmet e saj dhe qëllimin për ta pushtuar.

Ndërkohë që OKB ka bërë bilancin e viktimave të shkaktuara nga lufta.

Të paktën 596 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, 18 ditë më parë.

Mes tyre 43 janë fëmijë

Njoftimi është bërë i ditur nga  zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ndërsa shtoi se numri i civilë të lënduar ka arritur në 1067, mes të cilëve 57 fëmijë.

Kujtojmë që një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha sot se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme. “Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër,” i tha Podoliak Belta. Më tej ai shtoi se propozimet për zgjidhjen e konfliktit janë të shumta, por më e rëndësishmja sipas tij është një armëpushim.

Gjithashtu Papa Françesku ka dënuar në mënyrë të ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.