Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“160 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës”, Dumani: Ja kush më lidhi me Suel Çelën

12:17 17/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij përpara trupit gjykues në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”, ku ka dhënë detaje të reja mbi komunikimet mes anëtarëve të grupeve kriminale, porositë për vrasje dhe bashkëpunëtorët në krim.

Në një pjesë të dëshmisë, Dumani foli për komunikimet me të pandehurin Erion Alibej, edhe pas arrestimit të tij. Sipas tij, Alibej kishte akses në aplikacionin e koduar Sky ECC gjatë qëndrimit në paraburgimin e Elbasanit, por pas transferimit në një tjetër institucion, kontakti mes tyre u ndërpre.

Dumani zbuloi gjithashtu se kishte marrë porosi për eliminimin e Lulzim Mashës, të cilën ia kishte përcjellë Henrik Hoxhajt përmes një telefonate. Sipas tij, porosia ishte dhënë nga Suel Çela, përmes një ndërmjetësi nga Durrësi, Fatmir Troplini.

“Henrikut i ofrova 160 mijë euro, i dhashë 10 mijë kapar. 10 mijë të tjera i mbajta për vete,” – tha Dumani para gjykatës.
“Me Suelin më lidhën përmes Fatmir Troplinit. Sueli çonte Xhino Rrokën të merrte ‘mall’ tek ata.”

Ai tregoi gjithashtu se në platformat e komunikimit të koduar përdorte pseudonimet “Alkatraz”, “Covid 19” dhe “Toto Rino”, ndërsa Hoxhaj njihej si “Baftjari”.

Nga ana e tij, Henrik Hoxhaj konfirmoi se qëllimi fillestar kishte qenë vrasja e djalit të Lulzim Mashës, por pasi ai ndodhej në Maqedoni dhe nuk u arrit të gjendej për një vit, u vendos që objektiv të bëhej vetë Masha.

“Gjithçka ishte në telefon. Djali nuk po vinte, ishte në Maqedoni. E ndiqnim me ndihmën e Aleksandër Bahos, që e njihnim si ‘Sakati’. Ai kishte 200 mijë euro me vete dhe Baho do merrte 70% të shumës,” – tha Hoxhaj.

Në vijim, Dumani mohoi që porosia të kishte qenë për djalin, duke thënë se kishte marrë përsipër të ekzekutonte Lulzim Mashën sipas marrëveshjes me Suel Çelën.

Seanca u tensionua nga një përplasje verbale mes Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilit i është hequr statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Hoxhaj e akuzoi Dumanin se po përpiqej të minimizonte rolin e tij në atentatet e planifikuara, ndërsa ky i fundit reagoi me ironi:

“Nuk më ke dhënë asnjëherë urdhra. Çfarë bën këtu si kapiten Rramiu? Të është dhënë një punë, ajo bëhet ose nuk pranohet fare.”

Në fund të dëshmisë, Dumani deklaroi se vendndodhjen e tij në Fier, në momentin e arrestimit, e kishte zbuluar pikërisht Suel Çela.

“Kur u plagosa, Sueli më tha ‘do të sjell doktorin’, pastaj mori me vete këtë (Hoxhajn). Më tha ‘do ta shofim’. Telefoni që përdora për të folur me Suelin ndodhet në prokurori dhe polici.”

Etiketa: Nuredin DumaniSuel celavrasjen e Lul Mashës

Të lidhura

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen mbi 50% e kutive të votimit në rang kombëtar, duke përfshirë 2848 Qendra Votimi nga gjithsej 5225. Sipas rezultateve...

17:52 12/05/2025
Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës
Aktualitet

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon. Deri tani, janë numëruar 534 nga 1282 qendra...

17:36 12/05/2025
Para
I dashuri qëlloi me armë bashkëshortin, gjykata jep vendimin Melisa Hoxhallari

I dashuri qëlloi me armë bashkëshortin, gjykata jep vendimin Melisa Hoxhallari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

17:52 12/05/2025
Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

17:36 12/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja rezultatet në Durrës dhe Vlorë

17:30 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

16:56 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.