Skip to content
Bota

12 ditë lufte, Zelenskyy thirrje liderëve botërorë: Bojkotoni eksportet ruse

· 2 min lexim

Ukraina ndodhet në ditën e saj të dymbëdhjetë të luftës në mbrojtje të vendit nga pushtimi rus.

Ndërkohë që ka ardhur një deklaratë nga presidenti i Ukrainës, Zelenskyy i cili iiu ka bërë sërish thirrjeve vendeve të tjera për të mbështetur Ukrainën, pas sulmeve të vazhdueshme të Rusisë.

“E ardhmja e Europës po vendoset nga rezistenca e Ukrainës”, është shprehur Zenensky, ndërsa ka kërkuar që liderët perëndimorë t’i dërgojnë aeroplan ushtarak.

Gjithashtu presidenti ukrainas  Zelenskyy ka kërkuar gjithashtu bojkot të naftës dhe eksporteve ruse.

Kujtojmë që Mbretëria e Bashkuar do t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke i dhënë 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

Pasojat e luftës Rusi-Ukrainë po i ndjejnë shumë shtete të tjera përfshirë edhe vendin tonë, ku çmimi i miellit dhe Karburanit ka arritur në “stratosferë”.

Rusia si furnizuesja më e madhe e gazit dhe Ukraina që njihet për prodhimin e grurit dhe eksportin masiv të miellit, të ndodhura në gjendje lufte kanë shkaktuar krizë dhe mungesë të theksuar në shumë vende.

Çmimi i karburantit ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, teksa të shtunën arriti vlera rekord në tregjet me pakicë, ku një litër varionte nga 230-239 lekë/liter.Praktikisht, në 1 litër karburant, janë rreth 123.5 lekë taksa.