Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

1100 vaksina, dhjetëra kamera dhe 1 i vaksinuar

18:45 02/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme mbërritën në Shqipëri 1100 vaksina nga Pfizer, të cilat u pritën në një ceremoni shtetërore, shumë më ndryshe nga mënyra se si mbërritën ato 975 vaksinat e para, që na u dhuruan nga një vend, që kishte kërkuar të mos përmendej.

Pra në total, deri më 1 shkurt në Shqipëri kanë mbërritur rreth 2 mijë vaksina, ndonëse duhej të kishin mbërritur mbi 10 mijë të tilla dhe deri në fund të shkurtit shifrat do ishin diku te 42 mijë doza.

Përtej kësaj, sot nisi faza e dytë e vaksinimit për ata qe kane marrë dozën e parë, mes të cilëve ishte edhe krye-epidemiologu, gjenerali i luftës me armikun e padukshëm, babai i Kombit, lideri botëror, Edi Rama.

Vaksinimi edhe i dozës së dytë nisi pikërisht në stadium, atje ku vijoi seria e dytë e show propagandistik. Edi Rama u shfaq i pari, i shoqëruar nga një staf, dhe truprojat qe u kujdesën të qëndrojnë pas disa stendave, të vendosura për fushatën e vaksinimit.

Pastaj ishte shpura e fotografëve dhe kameramanëve, që duhej të fiksonin momentin e shpimit të liderit botëror. Pak me tutje, në një nga vendet e përcaktuara si bokse vaksinash, ndodhej dr. Najada Ccomo, e cila ishte në pritje që të përfundonte njëherë Rama dozën e dytë dhe më pas procesi të vijonte me të.

Gjithçka ishte e koordinuar me një regji, të ngjashme me atë që përdor Kim Jong-un, me një ndryshim që lideri ynë global është më i gjatë dhe pak më i shkujdesur. Rama u pyet nëse kishte pasur shqetësime nga doza e parë, u përgjigj prerë “jo”, ndërsa gjithçka transmetohej live, deri në momentin që Kryeministri u largua nga mjediset sportive, shkruan Bold.

Tashmë ai është i vaksinuari i parë shqiptar me dy dozat e vaksinës, madje nëse do të mbahen evidenca emri i tij do të shkruhet në krye të listës. Madje ia ka kaluar edhe mikut të tij, Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, vendi i të cilit pavarësisht se ka siguruar shumë fish më tepër vaksina se ne, ende nuk është vaksinuar me dozën e parë.

Sot është një ditë e shënuar, pasi “lypsi”, sikundër e quajti veten javë më parë, mori dozën e dytë, mes atyre 1100 dozave që erdhën dhe në prani të dhjetëra kamerave dhe aparateve fotografike. Të lumtur duhet të jenë edhe ata mjekë e infermierë, që mund të mos e merrnin sot dozën e dytë, nëse Rama nuk do të shkonte ne stadium.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Ja kush do jenë drejtuesit politik të PD-së në Tiranë

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip