Skip to content
Të Gjitha

106 vota pro, kalojnë ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet

· 1 min lexim

Me 106 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet kushtetuese që hap pjesërisht listat e kandidatëve për deputetë dhe grupon në një sigël koalicionet parazgjedhore.

10 deputetë u shprehën kundër ndryshimeve, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Opozita Jashtëparlamentare ka kundërshtuar në mënyrë kategorike këto ndryshime duke e kosnideruar vendimin ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës nga një parti e vetme, ndërsa paralajmëron një krizë të re politike.

Kryeministri Edi Rama ka arritur të bindë deputetët e opozitës parlamentare, të cilët votuan pro ndryshimeve, me shpresën se me rikthimin e Kuvendit më 7 shtator do të nisin diskutimet për hapjen e plotë listave për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.