Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

100 vite histori dhe përkushtim në shkollën “Çarles Telford Erickson”

16:42 09/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Kavajë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shkollës “Çarles Telford Erickson”, një institucion që prej vitit 1925 ka qenë qendër e rëndësishme e arsimit dhe kulturës. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, ish-nxënës, mësues dhe qytetarë, të cilët ndanë vlerat dhe traditën e këtij institucioni historik.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu mirënjohje dhe krenari për historinë e shkollës:

“Jam i nderuar që jam sot këtu, në këtë shkollë të mrekullueshme. Shkolla nisi më 1925 në Kavajë dhe çdo gjë e mirë nis këtu. Shumë gjëra të mira që kanë kontribuar për një Shqipëri më të mirë nisën në Kavajë. Në emër të të gjithë qytetarëve, dua t’ju uroj sot mirëseardhjen. Kjo shkollë është një krenari për trevën e Kavajës dhe një gur i çmuar për arsimin. Ky vizion solli idenë e kësaj shkolle që s’do sillte vetëm profesionistë, por edhe njerëz që e duan Shqipërinë. Këto kanë dhënë 100 vjet shërbim ndaj komunitetit, duke u shndërruar në njerëz në shërbim të shoqërisë.”

Veprimtaria përfshiu aktivitete kulturore e historike, si dhe një ekspozitë fotografike që solli rrugëtimin një shekullor të shkollës Erickson. Diskutimet e zhvilluara në këtë ditë përqendruan vëmendjen te roli i shkollës në formimin e brezave dhe ndikimi i saj në zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Ish-nxënës, mësues dhe personalitete të njohura të komunitetit ndanë kujtime e rrëfime për eksperiencat e tyre, duke e kthyer ngjarjen në një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për vlerat e edukimit.

Historia e shkollës dhe themeluesit

Shkolla “Çarles Telford Erickson” u themelua më 20 shtator 1925 në Golem të Kavajës, fillimisht si “Albanian-American Schools of Agriculture”, me mbështetjen e pastorit dhe teologut amerikan Charles Telford Erickson. Ai arriti të sigurojë ndihmë financiare nga presidenti amerikan Herbert Hoover, i cili dhuroi 10 mijë dollarë për ngritjen e saj. Erickson e drejtoi shkollën deri në vitin 1937 dhe për kontributin e tij të veçantë u dekorua me Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut nga Mbreti Zog në vitin 1931.

Gjatë historisë, institucioni ka kaluar në disa etapa: nga “Instituti Shqiptaro-Amerikan”, në periudhën komuniste u kthye në “Teknikumin Bujqësor Ylli i Kuq”, ndërsa në vitin 2012 mori zyrtarisht emrin “Shkolla Profesionale Charles Telford Erickson”. Sot, krahas programeve bujqësore, ofron edhe drejtime si Hoteleri-Turizëm dhe Ekonomi-Biznes, duke ruajtur vizionin e themeluesit për arsim të lidhur me zhvillimin e shoqërisë.

Pjesë e festimeve të 100-vjetorit ishte edhe përurimi i një busti në nder të Erickson, simbol i mirënjohjes për themeluesin që solli një model amerikan të arsimit në Shqipëri. Ceremonia u shndërrua kështu jo vetëm në një përkujtim të historisë, por edhe në një rivlerësim të rolit të këtij institucioni në edukimin e brezave dhe në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Të tjera

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi
Aktualitet

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një valë presioni dhe shantazhi ndaj studentëve që...

17:24 04/06/2026
Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic
Aktualitet

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

Vrasja e efektivit të policisë Enea Mekolli gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari ka tronditur mbarë vendin,...

16:14 04/06/2026
Para
Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend

Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

17:24 04/06/2026
Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

16:14 04/06/2026
SPAK sekuestron një pasuri të lidhur me Belinda Ballukun në Dhërmi, rëndohen akuzat

SPAK sekuestron një pasuri të lidhur me Belinda Ballukun në Dhërmi, rëndohen akuzat

14:26 04/06/2026
Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

10:54 04/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.