Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Një vit më parë, mesditën e 10 shkurtit 2025, karriera politike e kryebashkiakut më të korruptuar në historinë e Tiranës, Erion Veliaj, u ndërpre nga prangat. Sot, një vit pas arrestimit, Veliaj vijon të jetë në qeli, ndërsa dosja penale ndaj tij ka kaluar zyrtarisht në fazën e gjykimit, duke e futur një nga figurat më të larta të pushtetit vendor përballë drejtësisë.

Arrestimi u krye me urdhër të SPAK, në një operacion të zhvilluar nga agjentët e Prokurorisë së Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Oficerët zbarkuan fillimisht në Bashkinë e Tiranës dhe më pas në banesën e tij, duke zbatuar vendimin e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vetëm pak minuta para se të shoqërohej nga oficerët e BKH, Veliaj ishte shfaqur publikisht në përurimin e një kopshti në Yzberisht, një kontrast i fortë mes propagandës së zakonshme dhe realitetit penal që pasoi.

Dita e arrestimit u shoqërua me tensione dhe reagime të ashpra politike. Nga njëra anë, mbështetësit e tij e cilësuan procesin të motivuar politikisht, ndërsa nga ana tjetër, opozita e konsideroi arrestimin si një provë se drejtësia po godet edhe majat e pushtetit. Vetë Veliaj, përmes reagimeve publike, u shpall i pafajshëm dhe deklaroi besim te drejtësia. Megjithatë, që prej asaj dite, ai nuk ka dalë më nga qelia.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka vijuar funksionimin përmes strukturave drejtuese, ndërsa Veliaj formalisht mbetet kryetar, por realisht i përjashtuar nga ushtrimi i detyrës. Rasti i tij është kthyer në një simbol të përplasjes mes pushtetit politik dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

Një vit pas arrestimit, çështja ka hyrë në një fazë vendimtare. Ditën e djeshme, GJKKO vendosi kalimin për gjykim në themel të dosjes penale ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, duke mbyllur fazën e hetimeve dhe duke e çuar ish-kryebashkiakun përballë provës së gjykimit.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, lidhur me përfitime të parregullta nga kompani private dhe organizata jofitimprurëse. Të pandehurit e tjerë në këtë dosje përballen me akuza për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe vepra të tjera penale.

Prej 10 shkurtit 2025, Erion Veliaj ndodhet pas hekurave. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në nëntë raste. Ndaj tij rëndojnë gjithashtu akuzat për shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim, si edhe për refuzim, mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurive dhe interesave private.

Një vit pas arrestimit, kryebashkiaku ndodhet përballë gjykimit, me drejtësinë që pritet të japë fjalën e saj për një nga dosjet më të rënda të korrupsionit në nivel vendor.

Të tjera

Artur Meçollari: Rama vendosi Ferit Hoxhën në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të mbyllur pazarin e detit me Greqinë
Aktualitet

Artur Meçollari: Rama vendosi Ferit Hoxhën në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të mbyllur pazarin e detit me Greqinë

Emërimi i Ferit Hoxhës në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ngritur menjëherë dyshime dhe akuza...

14:54 05/03/2026
Në rreze edhe Ballkani, Izraeli publikon hartën: Deri ku arrijnë raketat e Iranit
Aktualitet

Në rreze edhe Ballkani, Izraeli publikon hartën: Deri ku arrijnë raketat e Iranit

Përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit në njërën anë dhe Izraelit bashkë me Shtetet e Bashkuara në anën tjetër po afrohet...

14:01 05/03/2026
Para
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Artur Meçollari: Rama vendosi Ferit Hoxhën në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të mbyllur pazarin e detit me Greqinë

Artur Meçollari: Rama vendosi Ferit Hoxhën në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të mbyllur pazarin e detit me Greqinë

14:54 05/03/2026
Në rreze edhe Ballkani, Izraeli publikon hartën: Deri ku arrijnë raketat e Iranit

Në rreze edhe Ballkani, Izraeli publikon hartën: Deri ku arrijnë raketat e Iranit

14:01 05/03/2026
“Je viktima më e merituar e Lubisë”/ Berisha përplaset ashpër me Spiropalin në Kuvend pas shkarkimit të saj

“Je viktima më e merituar e Lubisë”/ Berisha përplaset ashpër me Spiropalin në Kuvend pas shkarkimit të saj

12:43 05/03/2026
Foli për protestën e Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt, Kuvendi përjashton 20 ditë Agron Shehajn

Foli për protestën e Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt, Kuvendi përjashton 20 ditë Agron Shehajn

12:19 05/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.