Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

10 muaj pa rroga/ U futën në grevë urie, kalvari i vuajtjes së naftëtarëve të Ballshit. Kompanitë që e nxorrën ‘gropë’…

15:55 28/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

10 naftëtarë të Ballshit, vendosën ditën e sotme të ndërmarrin aktin ekstrem të futjes në grevë urie.

Prej 10 muajsh ata nuk marrin pagat për punën e tyre, dhe tashmë rafineria është e mbyllur.

Ata nuk pranojnë të rikthehen në punë, pa u paguar për punën e tyre.

Shpesh, ka pasur marrëveshje për shlyerjen e 1 page, por naftëtarët shprehen se kompania i zvarrit, dhe ata vetëm sa lajnë një pjesë të borxheve ku janë futur, por ndërkohë detyrohen të marrin sërish për të siguruar bukën e përditshme.

Por, cili është kalvari i gjithë kësaj trazire me një pasuri kaq të çmuar, siç është nafta?

Rezart Taçi e shiti ARMO-n plot me borxhe, në 2013, tek Heaney Assets. Kjo ishte një kompani offshore. Heaney dështoi brenda një viti.

Pas kolapsit të vitit 2014, asetet kryesore të lëna si kolateral për kreditë e ARMO-s u sekuestruan në favor të kreditorëve dhe u shitën në ankand. Rafineria e Ballshit u riposedua nga një bankë private.

Në 2015, Banka ra dakord të shiste rafinerinë tek një kompani, ku nga pas ishte biznesmeni Besnik Sulaj.

Por, IRTC dështoi të paguante shumën e akorduar me bankën, sipas kontratës së shitjes me kusht, ndaj e mori rafinerinë mbrapsht.

Në vitin 2017, rafineria u shit tek një kompani e regjistruar në Britaninë e Madhe, e quajtur Allum Enterprises Limited, e cila e zotëron edhe sot.

Kolapset e radhës

Por, kjo kompani nuk e operoi asnjëherë vetë rafinerinë, por e dha me qira tek Tosk Energji dhe Byllis Energji, dy shoqëri të kontrolluara nga kompani guackë të regjistruara në Zvicër, pas të cilave qëndronte ish-drejtori i ARMO-s në epokën e shkurtër të Heaney Assets, shtetas zviceran Christophe Darbord.

Në vitin 2019 edhe Tosk Energji hyri në kolaps financiar dhe nuk ishte më në gjendje të blinte naftë bruto nga Bankers për të vazhduar biznesin. Që nga nëntori i vitit të kaluar, puna në rafineri është ndërprerë.

Pas dështimit edhe të Tosk Energji, Allum Enteprises vendosi ta operonte vetë rafinerinë e Ballshit. Kompania në fjalë bleu 48 mijë tonë naftë bruto në ankandin e organizuar nga Albpetrol në muajin qershor, ndërsa njëkohësisht arriti edhe një marrëveshje të re furnizimi me Bankers Petroleum.

Mbështetur në marrëveshjen me Bankers, pritej që puna të niste në muajin gusht, por deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe protestat e punëtorëve të rafinerisë kanë rifilluar.

Greva e 10 naftëtarëve

Ditën e sotme, 10 naftëtarë vendosën të futen në grevë urie. Ata shprehen se kjo grevë nuk ka lidhje politike, por vetëm  ekonomike për pagat e tyre.

“Ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në kryeministri. Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne kemi dhënë dy opsionet tona, të fillojë puna me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe” – tha Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: ballshgrevenaftetarepaga

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Jahti i miliarderit rus rikthehet në Shqipëri, jo për turizëm por për t’u furnizuar me karburant...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.