Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

1 vit pas nisjes së fiskalizimit, sa përqind e bizneseve lëshojnë fatura

20:01 01/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një vit pas nisjes së procesit të fiskalizimit, 57% e totalit të bizneseve lëshojnë fatura të fiskalizuara.

Sipas të dhënave të përditësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për “Monitor”, numri i bizneseve të pajisura me certifikatë elektronike është më i lartë. Deri tani, certifikata elektronike, e cila ngarkohet në portalin SelfCare është tërhequr nga 77% e tatimpaguesve.

Ecuria e fiskalizimit paraqitet e ngadaltë te subjektet e vogla, që nisën procesin nga 1 shtatori 2021. Detyrimin për t’u fiskalizuar e kanë 90,000 subjekte të vogla. Në këta 5 muaj lëshojnë fatura të fiskalizuara 53% e biznesit të vogël, ndërsa 76% e tyre janë pajisur me certifikatën elektronike.

Në fund të muajit dhjetor, qeveria miratoi ndryshimet e Aktit Normativ për heqjen e penaliteteve vetëm për biznesin e vogël deri më 30 qershor 2022. Periudha pa gjoba do të zbatohet deri në fund të qershorit 2022 edhe për ndërmarrjet që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike; bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e-Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpaguese.

Akti Normativ i miratuar në tetor të vitit të kaluar nuk vendoste penalitete edhe për biznesin e madh. Për këtë kategori tatimpaguesish aktivë janë të pajisur me certifikatë elektronike 88% e bizneseve, por fatura të fiskalizuara lëshojnë 77% e tyre.

Faza I e fiskalizimit nisi zbatimin më 1 janar 2021 për transaksionet pa para në dorë mes sipërmarrjeve dhe enteve publike.

Faza II, që nisi më 1 korrik, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës. Në fazën përfundimtare, që konsiderohet dhe më delikatja, u përfshinë 90,000 biznese të vogla për shitjet me para në dorë. Deri në fund të vitit u realizua gjysma e procesit. Ndërveprimi me bizneset që nuk janë të pajisur me certifikatë elektronike është i pamundur, siç pohoi më herët për Monitor kontabilistit Sotiraq Dhamo, pasi nuk njihet TVSH-ja e zbritshme.

Udhëzimi i DPT-së, i miratuar në muajin shtator, përcaktonte se faturat e pafiskalizuara të lëshuara nga tatimpaguesit pas 1 shtatorit 2021, nuk do të njihen si të vlefshme nëse tatimpaguesi, që ka detyrim të zbatojë ligjin, nuk ka kryer aplikimin për certifikatë elektronike, e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga e-Albania, apo nuk ka lidhur një kontratë me një shoqëri të certifikuar për blerjen e zgjidhjes software të fiskalizimit që do të përdorë.

Edhe pas datës 1 janar 2022, kontabilistët paralajmëruan se për ndërveprimin e bizneseve do të vazhdojë të jetë në fuqi udhëzimi, pasi nuk ka zgjidhje tjetër në situatën kur 57% e bizneseve lëshojnë fatura të fiskalizuara. Në fillim të vitit tatimet informuan se tatimpaguesit me TVSH dorëzimin e deklaratës së TVSH-së librave të shitjes dhe blerjes për periudhën deri në Qershor 2022, do të vijojnë ta kryejnë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing.

Numri i bizneseve tё mёdha tё fiskalizuara:

22,260 tatimpagues ose 88% e tatimpaguesve në BM aktivё janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. Nga këta tatimpagues të pajisur me certificatë, 19,563 ose 77,3% e totalit tё BM ka lëshuar fatura të fiskalizuara.

Numri i bizneseve tё vogla tё fiskalizuara:

69,470 tatimpagues ose 76.3% e tatimpaguesve të biznesit të vogël aktivë janë pajisur me certificatë fiskalizimi. Vetëm 48,516 ose 53,3% e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël kanë lëshuar fatura të fiskalizura.

Numri i transaksioneve tё kryera:

Deri mё datёn 23.01.2022 rezultojnё 70,536, ose rreth 60% e totalit tё tatimpaguesve qё kanё pёrmbyllur procesin e fiskalizimit me rreth 174,8 milionё fatura tё lёshuara./Monitor

Të lidhura

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi
Aktualitet

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Një tjetër rast tronditës dhune mes të miturve ka ndodhur në zemër të Tiranës, ku dy vajza të moshës 12...

21:50 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt në njësinë administrative Postribë, Shkodër, ku...

19:28 09/06/2025
Para
Dëbora shkakton vështirësi, kamionët nga Shqipëria nuk lejohen të kalojnë në Greqi (Detaje)

Dëbora shkakton vështirësi, kamionët nga Shqipëria nuk lejohen të kalojnë në Greqi (Detaje)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

21:50 09/06/2025
Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.