Skip to content
Kryesore

1 mijë euro për t’i fshirë fotot në TikTok’, në pranga 27-vjeçari

· 1 min lexim

27-vjeçari Fadil Tafa është arrestuar nga polcia e Tiranës ndërsa një 25-vjeçare është proceduar penalisht, pasi akuzohen për shantazh përmes rrjeteve sociale.

Sipas policisë, ata kanosën një 33-vjeçar dhe i kërkuan 1 mijë euro për të fshirë foto dhe shkrime nga jeta e tij private në TikTok.

NJOFTIMI ZYRTAR

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.
Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.