Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

1.4 mln euro për sheshin “Skënderbej”, tender i paracaktuar për “Fushën”? Dyshime për shkelje dhe garë fiktive

14:37 23/03/2026
Reading Time: 1 min lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka hapur një tender me vlerë rreth 1.4 milionë euro për mirëmbajtjen e sheshit “Skënderbej”, duke ngritur sërish dyshime për një procedurë të paracaktuar në favor të kompanisë “Fusha”.

Dokumentet e hulumtuara nga Vox News tregojnë se kjo kompani ka qenë përfituesja kryesore e fondeve që lidhen me këtë projekt, duke fituar si tenderët e ndërtimit me vlerë rreth 17 milionë euro, ashtu edhe procedurat e mirëmbajtjes në vijim. Edhe në vitin 2023, “Fusha” u shpall fituese, ndonëse në garë kishte oferta më të ulëta, të cilat u skualifikuan.

Faksimile: Njoftimi i tenderit të shpallur nga Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik për mirëmbajtjen e sheshit “Skëndërbej”
Në foto: Harta e sheshit “Skëndërbej” dhe vendet që do të pastrohen dhe menxhohen
Faksimile: Tenderi i vitit 2023 për mirëmbajtjen e sheshit “Skëndërbej” u fitua nga kompania “Fusha”

Tenderi i vitit 2026 parashikon një kontratë 32-mujore me fond limit 132 milionë lekë, ndërsa hapja e ofertave është caktuar më 20 prill. Specifikimet përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh, nga pastrimi i sipërfaqeve dhe mirëmbajtja e koshave të mbetjeve, deri te kujdesi për ndriçimin, hapësirat e gjelbra, shatërvanët, kanalizimet dhe elementët urbanë të sheshit.

Megjithatë, kriteret e vendosura në dokumente, veçanërisht kërkesa për eksperiencë të ngjashme në masën 40% të vlerës së kontratës, konsiderohen si përjashtuese për shumicën e operatorëve dhe favorizuese për një kompani të vetme që ka qenë e përfshirë në të gjitha fazat e këtij projekti.

Mungesa e transparencës mbi të ardhurat që gjeneron ky shesh dhe fakti që i njëjti operator vijon të fitojë kontratat, forcojnë dyshimet për shkelje të konkurrencës dhe një proces formal, ku rezultati duket i përcaktuar paraprakisht.

Të tjera

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë
Kryesore

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

Pas ditësh të tëra protestash, bashkimi qytetar ka arritur atë që shumë e quanin të pamundur: ka thyer frikën, ka...

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete
Aktualitet

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish pas thirrjeve të socialistëve që ajo të dorëzojë mandatin e deputetes, pas vendimit për...

14:26 16/06/2026
Para
“Çlirimi” ishte fasadë, te “Petro Nini” rikthehet parkingu abuziv mbi hapësirën publike

“Çlirimi” ishte fasadë, te “Petro Nini” rikthehet parkingu abuziv mbi hapësirën publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
Ndahet nga jeta Dr. Edi Tushe, mjeku i mijëra foshnjave që jetoi 22 vite me mungesën e të birit

Ndahet nga jeta Dr. Edi Tushe, mjeku i mijëra foshnjave që jetoi 22 vite me mungesën e të birit

11:46 16/06/2026
Erion Veliaj pagoi 430 mijë dollarë për më pak se 1 vit për lobimin në SHBA

Erion Veliaj pagoi 430 mijë dollarë për më pak se 1 vit për lobimin në SHBA

10:37 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.