Pas njoftimit të dorëheqjes së Jeta Dedës nga posti si drejtore e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mësohet se emri që do ta zëvendësojë është Edmond Rrushi.
Më herët Edmond Rrushi ka mbajtur postin si drejtor i QSUT, por në vitin 2014 ai u kallëzua më prokurori bashkë me 4 titullarë të tjerë dhe punonjës të institucionit.
Sipas një raporti të KLSH-së, Rrushi së bashku me zyrtarët e tjerë kishin keqmenaxhuar fondet me vlerën 560 mijë dollarë duke shkatuar një dëm ekonomik prej 350 mijë euro.
Gjithashtu nga auditi u konstatuan disa shkelje mes tyre 54 procedura prokurimi pa tender.