Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

EMRAT/Operacioni i SPAK, GJKKO 43 urdhër arreste! Mes tyre vëllezërit Avdylaj & Duka

14:09 18/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

43 urdhër arreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa SPAK po zhvillon operacion në disa qytete të vendit.

Operacionet e drejtuara nga SPAK po zhvillohen në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Krujë dhe Shkodër, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në banesa. Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve në aplikacioneve Sky ECC që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja apo dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, pjesë e bandës së Shijakut. Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

Astrit Avdylaj, me nofkën “Niçja”, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj. Ata ranë në pranga në tetor të vitit 2018 për operacionin “Vol-Vo 4” dhe u liruan dy vite më pas.

Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, bashkë me nipin, Samuel Ndokën. Në polici janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij.

Gjatë operacionit u vu në pranga biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli, i afërm i Pëllumb Gjokës, ndërsa u shpall në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

‘Kokat’ e krimit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga GJKKO: Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Doçja, Albert Zaja, Valter Bami, Durim Bami, Astrit Avdylaj, Altin Avdylaj, Plaurent Dervishaj, Endrit Dokle dhe Xhevi Ndoka.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi aksionin e SPAK, ku janë aprovuar 43 masa sigurie për akuza nga më të rëndat, si vrasje, sigurim mjetesh për vrasje apo pjesë e organizatave kriminale, ndërsa aksioni i SPAK është vazhdim i dosjes “Metamorfoza”.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), më 4 maj dha detaje me anë të një njoftimi zyrtar lidhur me përfundimin e hetimeve për të pandehurit e akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.

Hetimi për Ervis Martinajn mbi përfshirjen e tij në këtë dosje, është veçuar. I shumëkërkuari, shfaqet në bisedat me Behar Bajrin të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit.

Në përfundim të hetimeve, SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj të pandehurve, Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç për vrasjen e Gjin Ndojit, si dhe Astmer Bilalit e Ardirit Hasanbegaj për sigurimin e mjeteve për atentatin ndaj Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Ndërsa ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri akuzohet për zbulimin e të dhënave sekrete, prishjen e provave dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë.

Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që shfaqej duke komunikuar me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore , i është hequr akuza e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

28 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste, disa janë ekzekutuar:

1- Leonard Duka – Arrestuar në Belgjikë
2- Erlis Duka – Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos
3- Astrit Avdylaj – Në kërkim për sigurim kushtesh për të kryer vrasje
4- Altin Avdylaj – Shijak
5- Valter Bami – Krujë
6- Durim Bami – Në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën
7- Endrit Dokle – Durrës
8- Plarent Dervishaj –Në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS – Në kërkim, i përmendur në dosjen “Metamorfoza
10- Xhevi Ndoka – vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka
11- Fatmir Hyseni alias Doçja – Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës
12- Albert Zaja, i arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca

14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkoder
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
17 – Ergert Mitri – Polic, ish-drejtori i policisë Lezhe
18- Klodian Shahini – ish punonjës policie kufitare
19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s
20- Marklen Haka -i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale,
21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
23- Naim Stafuka – Fushe Kruje – Arrestuar
24- Samuel Ndoka – nipi i Arben Ndokës
25- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje
26- Santilo Basho- i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg
27- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames
28- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”

Etiketa: megaoperacion i spak

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para
Aksident në Tiranë, 41-vjeçari përplas të riun me motomjet

Aksident në Tiranë, 41-vjeçari përplas të riun me motomjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.