Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Emigracioni masiv, shqiptarët përbëjnë popullsinë e nëntë më të madhe në BE nga e gjithë bota

09:38 21/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

 

Ndonëse është një nga shtetet që ka një popullsi të vogël, shtetasit shqiptarë po zënë një peshë të rëndësishme në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas një raporti të fundit të INSTAT, shqiptarët renditen të nëntit në Europë në listën e qytetarëve të jo-BE-së, që jetojnë në një nga shtetet e Bashkimit Europian, me rreth 2.4% të totalit të të huajve jo shtetas të BE-së, që jetojnë në një nga vendet e BE-së.

Sipas Eurostat, në fillim të vitit 2021, në BE banonin 23.7 milionë njerëz që nuk ishin shtetas të një shteti anëtar. Kjo ishte e barabartë me 5.3% të popullsisë së BE-së. 31 shtetësi jashtë BE-së kishin të paktën 1.0% të të gjithë shtetasve jo-BE që jetonin në BE, ashtu si edhe joshtetasit e njohur.

Këta së bashku përbënin 76,7% të të gjithë qytetarëve jo-BE që jetojnë në BE. Komunitetet më të mëdha ishin marokene (8,7% e të gjithë njerëzve që banonin në BE që nuk ishin shtetas të një shteti anëtar të BE-së), turq (8,5%) dhe sirianë (5,2%).

Pas sirianëve renditej Kina, me rreth 4.2%, Mbretëria e Bashkuar me rreth 4%, Ukraina, me rreth 3.9%, Rusia, me 3.5%, Algjeria me rreth 3% dhe më pas Shqipëria.

Të gjitha shtetet që renditen mbi Shqipërinë, kanë një popullsi aktuale shumë më të lartë se e jona: Maroku (37 mln); Turqia (85 mln); Siria (21 mln); Kina (1.4 mld); Mbretëria e Bashkuar (67.3 mln); Rusia (143 mln); Algjeria (44 mln).

Ndërsa popullsia e Shqipërisë vlerësohet në rreth 2.8 milionë banorë aktualisht, por do të jetë Censi i ri, që pritet të zhvillohet në shtator, që do të hedhë dritë mbi përmasat reale të popullsisë që ka mbetur akoma në vend.

Për nga pesha e popullsisë që jeton në BE, shqiptarët krahasohen me indianët, që vijnë pas nesh, në vend të dhjetë (India ka 1.4 miliardë banorë).

Sipas statistikave të tjera të Eurostat, në vitin 2021, në BE kishte gjithsej rreth 570 mijë shtetas shqiptarë. Italia mban peshën kryesore me rreth 433 mijë persona. Në Gjermani, numri i shtetasve shqiptarë është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke arritur në 77 mijë persona dhe në Francë në 33 mijë.

Eurostat nuk raporton të dhënat për Greqinë, ku shtetasit shqiptarë janë në nivele të krahasueshme më Italinë. Duke shtuar dhe Greqinë, popullsia shqiptare që jeton në vendet e BE-së llogaritet në rreth 1 milionë, ose 4.2% të totalit të shtetasve që nuk janë me origjinë nga BE, por jetojnë në një nga shtetet e Bashkimit Europoian. Kjo do ta rendiste Shqipërinë në vend të katërt nga gjithë shtetet e botës, pas Marokut, Turqisë, Sirisë dhe Kinës (shënim i Monitor).

Emigracioni është një fenomen i pandalshëm që ndodh në të gjitha vendet e botës. Por, përmasat me të cilat vijon në Shqipëri janë tepër të larta, për madhësinë e vendit, çka tregohet dhe nga fakti që shqiptarët janë në shifra në ngjashme në BE me vende që kanë popullsi që e kalojnë 1 miliard personat.

Vitet e fundit ritmet e larta të emigracionit, sidomos të të rinjve po ndikojnë dukshëm tregun e punës, konsumin, ndërsa në një afat më të gjatë pasojat do të jenë më të mëdha në produktivitetin e ekonomisë dhe skemën e pensioneve./RevistaMonitor

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

U kap duke përdorur celularin në timon, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Një 37-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në pranga pas një kontrolli nga Policia Rrugore pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ku u...

13:06 14/07/2025
Shembjet në Theth, Avokati i Popullit: Nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët
Aktualitet

Shembjet në Theth, Avokati i Popullit: Nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar këtë të hënë lidhur me situatën në Theth, pas debatit publik dhe juridik...

12:39 14/07/2025
Para
Çmimi i bulmetit në “stratosferë”, qytetarët në Elbasan: Nuk blejmë fare

Çmimi i bulmetit në "stratosferë", qytetarët në Elbasan: Nuk blejmë fare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

U kap duke përdorur celularin në timon, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

13:06 14/07/2025
Shembjet në Theth, Avokati i Popullit: Nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët

Shembjet në Theth, Avokati i Popullit: Nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët

12:39 14/07/2025
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra

12:30 14/07/2025
Manovra të rrezikshme me ‘Jet Ski’ në Tale, e pëson 24-vjeçari

Manovra të rrezikshme me ‘Jet Ski’ në Tale, e pëson 24-vjeçari

12:10 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.