Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Elon Musk zëvendëson reklamat me abonimet/ A do të paguajnë njerëzit 8 dollarë në muaj për Twitter?

09:19 27/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Twitter nuk është më një kompani publike, por ajo po drejtohet në një mënyrë më publike se kurrë më parë.

Elon Musk, i cili e bleu rrjetin social privat më 27 tetor, me kosto 44 miliardë dollarë, dhe u vendos menjëherë si shefi ekzekutiv i përkohshëm, ka shpalosur planet e tij për firmën, me anë të postimeve në Twitter, në çdo kohë të ditës dhe natës, shkruan The Economist.

Musk, i cili tha se e bleu Twitter për të mbrojtur fjalën e lirë në “sheshin publik de facto të botës”, postoi në Twitter që në ditën e parë si drejtues, se kompania do të krijonte një “këshill për moderimin e përmbajtjes”. Transferimi i dilemave të moderimit në një bord të pavarur, siç ka bërë Facebook që nga viti 2020, nuk do të ishte gjë e keqe.

Një nga shqetësimet kryesore për zotërimin e Twitter nga zoti Musk, është se platforma mund të shfrytëzohet nga kushdo që ka ndikim mbi bizneset e tjera më të mëdha të tij. Tesla, kompania prodhuese e makinave e zotit Musk (dhe burimi i tij kryesor i pasurisë), ka një fabrikë në Shangai dhe vitin e kaluar, fitoi një të katërtën e të ardhurave të saj në Kinë, “sheshet publike” të së cilës nuk janë aspak të lira.

Megjithatë, fokusi i javës së parë të zotit Musk nuk ishte moderimi, por paratë. Blerja e tij u financua me rreth 13 miliardë dollarë borxh. Normat e interesit po rriten dhe tregu i reklamave, i cili siguron pothuajse të gjitha të ardhurat e Twitter, po bie.

Disa reklamues janë veçanërisht nervozë për Twitter e ri në pronësi të Musk: IPG Mediabrands, blerës gjigant i medias, rekomandoi më 31 tetor që klientët të ndalonin shpenzimet e tyre në Twitter, derisa gjendja të qartësohej.

Për të ulur kostot, Musk duket se ka nisur një raund shkarkimesh nga puna, që ndoshta duhej të ishin bërë me kohë. Vitin e kaluar, Twitter kishte 1.5 punonjës për çdo 1 milion dollarë të ardhura, krahasuar me 0.6 në kompaninë Meta, pronarja e Facebook. Në të njëjtën kohë, ai shpreson të ringjallë platformën Vine, një aplikacion dhjetëvjeçar që mundi TikTok në maninë e videove të shkurtra, por që Twitter e lejoi të vyshkej.

Megjithatë, plani më radikal, është rritja e të ardhurave duke e larguar Twitter-in pjesërisht nga reklamat dhe duke përdorur abonimet. Përdoruesit duhet të paguajnë 8 dollarë në muaj (ose një shumë tjetër në varësi të vendndodhjes së tyre, shih grafikun) për të parë dy herë më pak reklama, për të postuar klipe të gjata audio dhe video dhe që tweet-et e tyre të marrin përparësi në përgjigjet dhe rezultatet e kërkimit të njerëzve të tjerë.

Zoti Musk e karakterizoi këtë si një alternativë demokratike ndaj “sistemit të padronëve dhe fshatarëve”, sipas të cilit, Twitter shpërblen personat “e shquar” me shenja dalluese blu, që verifikojnë identitetin e tyre. Rritja e numrit të përdoruesve të verifikuar mund të ndihmojë në uljen e postimeve spam.

Por, duke u dhënë përparësi tweet-eve me pagesë, kjo mund të përkeqësojë përvojën e përdoruesit. Dhe tarifimi i përdoruesve, rrezikon t’i largojë ata drejt platformave të tjera sociale që janë falas. Stephen King, autor romancier me shenjën dalluese blu në profilin ne tij, shkroi në Twitter në një replikë me zotin Musk: “Dreqin, janë ata që duhet të më paguajnë mua”.

Abonimet mund të nxisin një argument tjetër. Një pjesë e fitimeve nga abonimet mujore të përdoruesve të Twitter, do të shkojnë për aplikacione të tjera: 15% për Google dhe deri në 30% për Apple.

Kompanitë që mbështeten në abonime, si Spotify, ose Epic Games, janë ankuar prej kohësh për këtë taksë nga aplikacionet. Në rastin e zotit Musk, Apple dhe Google do të përballen me një kundërshtar të një tjetër lloji, i cili është i armatosur me megafonin më të zhurmshëm në botë./RevistaMonitor

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
“28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës”, kryetari Konjufca mesazh për bashkëpunim mes shqiptarëve

“28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës”, kryetari Konjufca mesazh për bashkëpunim mes shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.