Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
Një 65 vjeçar me iniciale K.M ka ndërruar jetës pas përplasjes së fortë me mjetin e policisë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë 65 vjeçari po udhëtonte me motoçiketë dhe pa kokore kur ka devijuar rrugën dhe i ka dalë përpara mjetit të policisë.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka arritur të mbijetojë.
Policia dhe grupi hetimor kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbulimin e detajeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në Spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”