Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Elbasan në krizë mjedisore/ Landfilli digjet prej ditësh, banorët të mbytur në tym dhe pa zgjidhje nga institucionet

12:10 06/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Prej gjashtë ditësh, tymi i dendur vijon të ngrihet nga fusha e mbetjeve në Landfillin e Elbasanit, duke sjellë pasoja të rënda mjedisore dhe shëndetësore për banorët përreth.

Zjarri masiv që përfshiu vendgrumbullimin e mbetjeve ka lënë pas një situatë të paprecedentë, ndërsa aktualisht po vijon puna intensive për izolimin e plotë të sipërfaqes me dhe, në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të tymit toksik.

Mbi 50 efektivë nga shërbimi zjarrfikës, janë angazhuar me rreth 20 mjete të rënda në terren për të përballuar situatën.

Megjithatë, dëmet tashmë janë bërë: ajri është ndotur rëndë, qindra banorë janë ekspozuar ndaj substancave të rrezikshme dhe shqetësimi për shëndetin publik sa vjen e rritet.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar përgjegjësit. Deri më tani nuk ka asnjë konkluzion zyrtar, as për këtë rast dhe as për shpërthimet e mëparshme të flakëve në të njëjtin vendgrumbullim.

Ky është viti i tretë radhazi që fusha e mbetjeve në Elbasan merr flakë gjatë verës.

Më 4 korrik, qytetarë protestuan para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit, duke kërkuar përgjegjësi dhe masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Ata kritikuan ashpër institucionet për neglizhencën, ata e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Situata në Elbasan është pjesë e një tabloje më të gjerë alarmante, vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar të paktën tre raste të ngjashme zjarresh në landfille të tjera të vendit, përfshirë edhe atë në Vlorë.

Sipas qytetarëve, pamjet e tymit që mbulon zonat urbane dhe turistike janë kthyer në simbol të dështimit mjedisor në Shqipëri.

Ndërkohë, një matje e ndotjes së ajrit nga organizata Co-PLAN gjatë djegies së mbetjeve në Elbasan tregoi se niveli i ndotësve ajrorë ishte disa herë mbi kufijtë e lejuar.

Elbasani është një nga tre qytetet që ka një incenerator të ndërtuar për djegien e mbetjeve. Projekti 26 milionë euro, i nisur në vitin 2017 si partneritet publik-privat, përfundoi në një aferë të rëndë korrupsioni. Më shumë se 10 zyrtarë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, u dënuan për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në vitin 2021, inceneratori u konfiskua dhe iu kalua bashkive, por nuk u vu kurrë në punë plotësisht.

Sipas administratorit të kompanisë “Eco-Elb”, impianti funksionoi vetëm shtatë muaj gjatë vitit 2023 dhe u fik në dhjetor. Që atëherë, kompania ka kërkuar zyrtarisht nga institucionet riparimin dhe rifillimin e funksionimit, por pa asnjë përgjigje.

Situata e Elbasanit pasqyron dështimin e të gjithë projektit të inceneratorëve, që përfshin edhe ato të Fierit dhe Tiranës, të cilët gjithashtu kanë mbetur jashtë funksioni, pavarësisht pagesave milionëshe.

Në tetor të vitit 2023, kryeministri Edi Rama lajmëroi me entuziazëm nisjen në hapësirë të dy satelitëve të emërtuar “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilët do të lëshoheshin nga Kennedy Space Center në Florida, SHBA.

Qëllimi i këtij projekti, sipas qeverisë, ishte monitorimi i territorit shqiptar për shkelje në ndërtim, kultivim të lëndëve narkotike dhe emergjenca mjedisore si zjarret.

Kryeministri i cilësoi satelitët si “sy të paanshëm”, që nuk njohin miq, parti apo lidhje emocionale dhe që do t’i vendosnin të gjitha shkeljet në duart e autoriteteve. Sipas tij, ata do të ishin një mjet i fuqishëm në kontrollin e territorit dhe parandalimin e shkeljeve ligjore.

Por ndërsa vendi digjet prej ditësh dhe mijëra hektarë tokë dhe sipërfaqe pyjore janë përfshirë nga flakët, efektiviteti i këtyre “syve nga qielli” mbetet i paqartë.

Në terren, situata është alarmante, qindra banorë përballen me flakët pa ndihmën e duhur, ndërsa humbasin prodhimet, rrezikojnë banesat dhe jetën.

Ndërsa qeveria mburret me satelitë dhe dronë që “kapin gjithçka nga lart”, në tokë, flakët vazhdojnë të përpijnë sipërfaqe të tëra. Pavarësisht se Rama dikur i konsideronte satelitët si mjet për të zbuluar çdo ndërtim pa leje apo çdo parcelë me kanabis, sot ata duket se nuk arrijnë të ndalojnë dot as zjarret që përfshijnë vendin çdo sezon.

Etiketa: Landifi elbasanitzjarri

Të lidhura

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë
Aktualitet

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një hotel në zonën e Skelës në Vlorë, ku...

11:21 27/07/2025
Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Para
Grykëderdhja e Vjosës, atraksioni unik për aventurierët në Vlorë

Grykëderdhja e Vjosës, atraksioni unik për aventurierët në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

11:21 27/07/2025
Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.