Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekzekutoi me kallash kushëririn në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit

11:21 04/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Par 2 ditësh një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër, ku mbeti viktimë shtetasi Petrit Vuksani.  Bëhet e ditur se autori i dyshuar Lekë Vuksani që u arrestua nga policia pas 21 orësh ka dhënë dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës, por që në fund nuk ka pranuar që ta firmosë.  Teksa po bisedonte lirisht me efektivët e policisë 34-vjeçari ka deklaruar se njihej me viktimën pasi të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh. Muajt e fundit viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari Petrit Vuksani që mbeti viktimë ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani.

Gjithashtu ai ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe debatet, por pa e firmosur dëshminë e tij. Ja se çfarë deklaroi 34-vjeçari që ekzekutoi Petrit Vuksanin.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, ka deklaruar autori i vrasjes në Shkodër, Petrit Vuksani.

Ndërkohë që theksojmë që pavarësisht pretendimit nga ana e tij se arma i përkiste viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij.

Po ashtu mësohet se vëllai i autorit të dyshuar ka bashkëpunuar që nga momentet e para me policinë vendore të Shkodrës sepse vëllai i autorit ka një miqësi të ngushtë me vëllain e viktimës. “Unë e kam njohur Petritin, por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”, deklaroi vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes.

Ndërkohë që “Ballkan Web” ka siguruar edhe dëshminë që ka dhënë gruaja në të cilën shkoi pas vrasjes shtetasi Lekë Vuksani. Autori i dyshuar i vrasjes e njihte atë zonën sepse më përpara në një shtëpi përballë kishte qëndruar me qira vëllai i tij. 34-vjeçari sipas dëshmisë së gruas pasi është futur në banesë me armë në dorë i ka thënë se nuk të bëj asgjë.
“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Petrit Vuksani kishte rreth një muaj i ardhur nga Anglia. 51-vjeçari shkoi për të nxjerrë jashtë Lekë Vuksanin që ia kishte dhënë shtëpinë me qira për shkak se nuk kishte kryer pagesat. 34-vjeçari u rikthye në banesë duke e gjetur të vetëm Petrit Vuksani ndërsa qëlloi ndaj tij me automatik duke e lënë të vdekur në vend, ngjarje që ndodhi më 2 prill rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Pas 21 orësh kërkimesh, policia e Shkodrës dhe Forcat Renea bënë arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj vrasje Lekë Vuksani si dhe u sekuestrua edhe arma e krimit. Viktima dhe autori nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, vetëm njiheshin duke qenë se të dy janë nga Dukagjini.

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Raporti i Bankës Botërore/ Emigrimi i prindërve lë pasoja të rënda tek fëmijët shqiptarë, ja problematikat kryesore

Raporti i Bankës Botërore/ Emigrimi i prindërve lë pasoja të rënda tek fëmijët shqiptarë, ja problematikat kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.