Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eksportoi të dhënat TIMS/ Muço: S’ishte ky qëllimi por back up-i

21:19 10/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Është zbardhur dëshmia e Ervin Muçës, drejtor i IT në Polici i cili akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS. Në dëshminë e tij Muça u mbrojt përpara grupit hetues duke thënë se synimi nuk ishte eksportimi i të dhënave jashtë Policisë së Shtetit, por back up-i i tyre. Ndaj për këtë arsye ai tha se u konsultua me vartësit.

“Unë jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit më datë 25 qershor 2023. Ajo që dua të theksoj është që nuk kam qenë asnjëherë i punësuar në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye nuk jam i pajisur me certifikatë sigurie. Në lidhje me emailin jam njoftuar më datë 3 gusht 2023 rreth orës 09.30 nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ku jam vënë në dijeni mbi dërgimin e një emaili nga ana e një punonjësi të kësaj drejtorie, dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku ngrihej shqetësimi i shkeljes së rregullave standarde të sigurisë së sistemeve. Për këtë arsye nga ana e Drejtorisë kishte filluar hetimi administrativ”, ka deklaruar Muça. Por pyetjeve të drejtuesve të policisë, fillimisht drejtori Ervin Muça u përpoq ti kanalizonte si një përplasje normale që ndodh brenda një institucioni, ku pretendimi i tij ishte se shefi i sektorit Ardit Muço nuk kishte zbatuar urdhrat e eprorit të tij të drejtpërdrejtë, Besjon Tanuzi. Ardit Muço ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pa treguar shkaqe të arsyeshme. Për këtë shkak ndaj tij në muajin gusht 2023, ka filluar një hetim administrativ. Kjo edhe për faktin që ai nuk ka zbatuar urdhrat e eprorit”,- është shprehur ai, në dëshminë e tij siguruar nga emisioni Shënjestër në News 24.

Ndërkohë rezulton se Ardit Muço nuk ka pranuar të zbatojë një urdhër të ardhur nga drejtori Ervin Muça për t’i dhënë akseset në serverin e të dhënave. Kjo pranohet edhe nga vetë ai, i cili thotë se Muço ishte personi i vetëm që kishte dijeni se si funksiononte sistemi dhe si mund të futeshe aty. Më tej Muço pas refuzimit të Arditit ka kontaktuar Klodian Mazari, punonjës pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e njohur si AKSHI.

“Më datë 2 Gusht 2023, unë telefonova vetë shefin e sektorit të IT-së, Ardit Muço, ku duke qenë se ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen, unë i kërkova që të transferonte njohuritë e tij mbi sistemin te vartësit e tij brenda sektorit. Por duke qenë se nuk mora një përgjigje prej tij, atëherë urdhërova mbylljen e aksesit të tij në sistem. Po këtë ditë unë bisedova edhe me A. V, specialiste në sektorin e database, në lidhje me analizimin e situatës së back up-eve. Ku ajo më informoi se nuk kishte asnjë testim aktual që të vërtetonte që back up-et janë funksionale. Po kështu unë fola edhe me dy specialistë të tjerë që më thanë se procedura e back up-eve ndiqej nga shefi i sektorit Ardit Muço, dhe se ata nuk dispononin njohuritë për ta bërë një gjë të tillë. Unë e urdhërova kryerjen e back up-it, për të krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe në bazë të një analize të riskut të kryer, por garantoj që nuk ka pasur dalje të të dhënave jashtë serverit. Më datë 2 Gusht 2023, unë thirra A. V, që të vinte në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit dhe të fliste me specialistët e sektorit, me qëllin kryerjen e back up-it.  Ku testi i back-upit do të mbahej në një kopje të paaksesueshme në kasafortën e Policisë së Shtetit. Për këtë arsye më datë 2 Gusht, unë kërkova ndihmën e kolegut Klodian Mazari, që punonte si përgjegjës sektori pranë AKSHI-t thuhet në dëshmi.

Etiketa: Ervin Muça

Të lidhura

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
Para
Skandali TIMS/ Dosja e drejtorit të IT: Urdhëroi fshirjen e kamerave

Skandali TIMS/ Dosja e drejtorit të IT: Urdhëroi fshirjen e kamerave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.