Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekspertiza italiane zbardh autopsinë e Gentiana Hudhrës

17:13 19/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Më 14 qershor 2025, në qytetin italian të Tolentinos, një tjetër grua shqiptare u bë viktimë e dhunës në familje.

Gentiana Hudhra, 45 vjeç, u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, i cili e goditi 17 herë me thikë në kokë, shpinë dhe fyt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mjeku ligjor Antonio Tombolini, që kreu autopsinë në spitalin e Maceratas, konfirmoi shkallën e tmerrshme të dhunës ndaj viktimës.

Nikollaq Hudhra u arrestua menjëherë në vendngjarje. Ai kishte mbërritur me një monopatinë elektrike për të shmangur identifikimin, me arsyetimin se Gentiana e njihte makinën e tij. Pas krimit, nuk u përpoq të largohej,  qëndroi pranë trupit të pajetë derisa mbërriti policia.

Në seancën gjyqësore për konfirmimin e arrestimit, mbajtur në gjykatën e Maceratas, autori u paraqit me video-lidhje nga burgu i Montacutos.

Në prani të gjyqtares Daniela Bellesi dhe avokates së tij, Lucia Testarmata, ai pranoi krimin dhe deklaroi se veproi për të “shpëtuar” fëmijët nga e ëma, duke e portretizuar Gentianën si një “monstër”. Sipas tij, akti ishte një formë “mbrojtjeje” ndaj tyre, duke pretenduar se ajo i kishte keqtrajtuar që të vegjël.

Çifti kishte dy djem, Mario dhe Samuel, përkatësisht 21 dhe 23 vjeç. Kontakti i fundit mes prindërve kishte ndodhur pak ditë para vrasjes, kur Gentiana kishte kërkuar të bisedonin për një çështje që lidhej me njërin prej fëmijëve.

Nikollaqi paraqiti para gjykatës edhe një historik trajtimi psikiatrik që i ishte rekomanduar gjatë procesit të ndarjes në vitin 2021.

Ai pretendon se sëmundjet dhe stresi i marrë nga martesa me Gentianën ndikuan në gjendjen e tij mendore. Prokuroria e Maceratas, e përfaqësuar nga Enrico Riccioni, po shqyrton mundësinë e një ekspertize psikiatrike për të vlerësuar përgjegjësinë penale të autorit.

Pas këtij akti të rëndë, trupi i Gentianës do të përcillet për në Shqipëri, ku do të zhvillohet ceremonia mortore në praninë e familjes dhe të afërmve.

Një histori dhune e paralajmëruar

Vrasja e Gentiana Hudhrës nuk ishte një akt i papritur. Në vitin 2021, ajo kishte denoncuar dy herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje.

Megjithatë, Prokuroria e Maceratas vendosi të mbyllë hetimet në dhjetor të atij viti. Ndarja mes tyre u formalizua në janar 2022, pas një martese 20-vjeçare.

Avokati i saj në atë periudhë, Guglielmo De Luca, ka rrëfyer detaje shqetësuese për sjelljen e Nikollaqit. Sipas tij, autori kishte zhvilluar ide paranojake, duke besuar se Gentiana donte ta helmonte.

Kishte vendosur zinxhir në frigorifer dhe ndryshuar bravën e derës për ta përjashtuar nga banesa. Në fund, e lejoi të kthehej, por e izoloi në një dhomë të vogël ku flinte në një divan.

“Më kishte thënë se kishte frikë për fëmijët, prandaj nuk largohej përfundimisht prej tij”, deklaroi De Luca.

Edhe familja e viktimës e kishte dijeni për situatën e rrezikshme. Vëllai i Gentianës, Artur Kopili, i cili udhëtoi nga Shqipëria pas ngjarjes, tha: “Të gjithë e dinin se çfarë ndodhte. Motra e kishte denoncuar, por askush nuk ndërhyri”.

Pas ndarjes, Gentiana jetonte në Tolentino, ndërsa Nikollaqi ishte zhvendosur në Passignano sul Trasimeno, ku punonte në një fermë. Punëdhënësit e përshkruajnë si një punonjës të rregullt, por me ndryshime të dukshme në sjellje gjatë muajve të fundit. “Nuk e imagjinonim kurrë që do arrinte në këtë pikë”, thanë ata për mediat lokale.

Nikollaq Hudhra ndodhet në burg në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe përballet me akuzën e vrasjes me paramendim.

Etiketa: Ekspertiza italiane

Të lidhura

Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, sa vota kanë humbur PS dhe PD
Kryesore

Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, sa vota kanë humbur PS dhe PD

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Tiranës, ku deri më tani...

19:09 19/06/2025
Breshka e rrallë Caretta caretta shfaqet në bregdetin e Sarandës
Aktualitet

Breshka e rrallë Caretta caretta shfaqet në bregdetin e Sarandës

Një moment i rrallë dhe i mrekullueshëm ka ndodhur në një nga plazhet e Sarandës, ku një breshkë deti e...

18:41 19/06/2025
Para
Filma dhe projekte vizuale, nis në Shkodër festivali ndërkombëtar “Ekrani i Artit

Filma dhe projekte vizuale, nis në Shkodër festivali ndërkombëtar “Ekrani i Artit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, sa vota kanë humbur PS dhe PD

Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, sa vota kanë humbur PS dhe PD

19:09 19/06/2025
Breshka e rrallë Caretta caretta shfaqet në bregdetin e Sarandës

Breshka e rrallë Caretta caretta shfaqet në bregdetin e Sarandës

18:41 19/06/2025
Arrestohet në Londër një i afërm i Laert Haxhiut,  i dyshuar për porositjen e një vrasjeje në Peqin

Arrestohet në Londër një i afërm i Laert Haxhiut, i dyshuar për porositjen e një vrasjeje në Peqin

18:31 19/06/2025
Marrëveshja për emigrantët/ Ngrihet Task-Forcë e përbashkët me Italinë

Marrëveshja për emigrantët/ Ngrihet Task-Forcë e përbashkët me Italinë

18:17 19/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.