Pranë trupit të shtrirë të Aldo Ramës është gjetur një pistoletë tip “TT” dhe një gëzhojë. Të cilat mësohet se janë çuar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë.
Mësohet se vendimi për ekzaminimin e armës së përdorur nga Aldi Rama, është marrë ditën e djeshme nga prokuroria e Lezhës, e cila u ka kërkuar ekspertëve që të analizojnë gjurmë daktiloskopike në armën e sekuestruar dhe më pas të vijojnë me kryerjen e ekspertizës balistike.
Nga ekzaminimi i plagës së shkaktuar në pjesën e kokës, mjekësia-ligjore konstatoi se Aldo Rama, ka dy plagë në kokë, e cila ka një hyrje dhe një dalje. Po ashtu ka folur edhe një nga ekspertët që është angazhuar në këtë çështje, ka lajmëruar se ekspertiza do zgjasin pak pasi ene dnuk është gjendur predha që ka shkaktuar plagën.
“Plumbi është tejshkues dhe ka lënë gjurmët e një plage në formë tubi. Ende nuk është gjetur predha që ka shkaktuar këtë plagë, ndaj kjo do sjellë dhe pak vonesa në daljen e një konkluzioni të shpejtë dhe përfundimtar”-tha për Ora Neës një nga ekspertët që është angazhuar tashmë me këtë çështje.
Po ashtu sipas Ora News arma tip “TT” do testohet në laboratorin kriminalistik, nëse është përdorur dhe në ngjarje të tjera ose jo.
“Çështja penale që në ditën kur dhe ndodhi ngjarje kriminale është zgjidhur nga ana juridike dhe që me kryerjen e veprimeve hetimore shterues, do merret vendimi për mbylljen e dosjes. Kjo pasi personi përgjegjës për vrasjen me armë zjari të punonjësit të policisë Saimir Hoxha, ka ndërruar jetë dhe që në këtë moment përgjegjësia penale e tij shuhet”-tha për Ora News një burim pranë policisë së Lezhës, i angazhuar në hetimet që po kryen për këtë dosje.
Me vdekjen e Aldi Ramës sigurisht që pushohet dhe çështja tjetër penale e tij, ajo e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ku Rama ishte arrestuar në Tetor 2020 dhe liruar në “arrest shtëpie” në 6 Maj 2021 për 30 doza me lëndë cannabis stativa.