Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eksperti rendit faktet pse është pro vaksinimit dhe kundër detyrimit, çfarë thonë studimet

13:26 22/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Erion Dasho, eksperti i Shëndetit Publik ka shprehur qëndrimin e tij kundër vendimit të qeverisë dhe të Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me vaksinimin me detyrim.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho ka shkruar se është pro vaksnimit të COVID-19 dhe ka shtuar se qytetarët nuk duhet të detyrohen që të bëjnë vaksinën, duhet të lihen të lirë të zgjedhin.

Më tej ai sqaron edhe përse është pro vaksinimit dhe rendit dhe faktet se pse ai është kundër vaksinimit me detyrim. Më poshtë keni sqarimin e plotë nga eksperti Dasho.

Postimi i plotë i Erion Dasho

PËRSE “VAKSINIM PO”?

Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.

Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).

Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:

Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.

Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):

  1. Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.
  2. Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.
  3. Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.”-shkruan Erion Dasho.

 “PËRSE “DETYRIM JO”?

Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:

  1. Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.
  2. Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.
  3. Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.
  4. Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.

Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).

Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!

Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

VAKSINIM PO! DETYRIM JO!”-përfundon postimin e tij Erion Dasho.

Etiketa: editor-choiceekspertirenditVaksinimi

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Drogë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 32 vjeçari në Kavajë

11 persona të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.