Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekspertët e BIRN ‘piketojnë’ qeverinë: Po ndikon te hetimet e SPAK për inceneratorët

18:35 06/01/2022
Reading Time: 5 min lexim

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, ekspertët mendojnë se qeveria i ka mekanizma për t’i pezulluar apo prishur kontrat koncesionare të inceneratorëve, ndërsa ngrenë shqetësimin se qeveria po ndikon hetimet e SPAK.

Pas një hetimi të gjatë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me akuzat e ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘korrupsionit pasiv’ si dhe ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ gjatë procedurave për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu për ‘korrupsion aktiv’ dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, por janë në arrati. Të dy ata zotërojnë kompanitë që kanë aktualisht kontrata për ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Tiranës me vlerë qindra milionë euro.

Qeveria shqiptare e gjendur përballë këtij skandali nuk ka preferuar që të rishikojë kontratat koncensionare me Gugalljan dhe Zoton, përkundrazi ka vijuar pagesat nga thesari i shtetit në adresë të kompanive të tyre. Vendimi u justifikua nga kryeministri Edi Rama si një detyrim ligjor i qeverisë për të respektuar kontratat me këto kompani, ndërsa inceneratorët i quajti “vepra të mëdha” që s’kanë lidhje me korrupsionin që kanë bërë individët.


“Janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat,” tha Rama në një konferenc për shtyp në prag të Vitit të Ri.

 

 

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku theksoi më herët se rrezikohej arbitrazhi ndërkombëtar në dëm të shtetit shqiptar nëse ndërpriteshin këto kontrata.

Por ekspertë të ekonomisë dhe jurispudencës e konsiderojnë naive dhe të qëllimshme justifikimin e qeverisë duke argumentuar se kontratat koncensionare mund të pezullohen ose të prishen nga shteti kur kemi të bëjmë me afera korruptive. Ish-avokatja e shtetit, Ledina Mandia, i tha BIRN-it se arbitrazhi është një arsyetim naiv nga ana e qeverisë, pasi sipas saj ekzistojnë raste kur arbitrazhi e ka cilësuar të drejtë prishjen e një kontrate, kur ajo është marrë në mënyrë korruptive.

Edhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kërkime Ekonomike, u shpreh se ky argument nuk qëndron.

“Një kontratë e fituar në mënyrë të paligjshme nuk ka gjykatë në botë që e mbron,” tha ai.

“Kontrata duhet prishur”
Ndërkohë që qeveria shqiptare thotë se i ka duart e lidhura nga kontrata, ekspertët mendojnë se ajo nuk po mbron interesin publik duke hedhur miliona euro në xhepat e njerëzve që kërkohen nga drejtësia për pastrim parash dhe korrupsion.

“Ngjarja është shumë e rëndë dhe bëhet fjalë për miliona euro të shqiptarëve që nuk dihet në xhepat e kujt shkojnë”, thotë Mandia, e cila i sugjeron qeverisë që të konsultohet me avokatë të njohur në fushën e arbitrazhit për të prishur kontratën.

Mandia, e cila është lektore e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke iu referuar praktikave të tribunaleve të arbitrazhit, thotë se ato “janë shumë sensitive në raste të tilla dhe nga praktika ka patur raste ndaj shteteve të tjera kur nuk kanë gjetur shkelje dhe nuk kanë ngarkuar me detyrim financiar shtetet per prishje të njëanshme të kontratës”.

Zef Preci shprehet se janë evidente tashmë provat që ka sjellë SPAK për procedurën e paligjshme me të cilën është fituar kjo kontratë, procedura ku sipas tij, nuk janë zbatuar praktikat e qeverisjes së mirë të fondeve publike.

“Një kontratë e fituar në mënyrë të paligjshme nuk ka gjykatë në botë që e mbron”, komenton ai, ndërsa sugjeron pezullimin e kontratës.

“Mungesa e reagimit të agjencive shtetërore duhet parë si mungesë e vullnetit të tyre për të respektuar ligjin, minimalisht pezullimin e transaksioneve të mëtejshme dhe marrjen në kontroll të këtyre aseteve,” shtoi Preçi.

Për Mandinë është papërgjegjshmëri që qeveria nuk reagon, por justifikohet me frikën e arbitrazhit. Ajo bën sugjerime specifike juridike për qeverinë për të prishur kontratat konçensionare me personat që janë në hetim dhe kërkim nga drejtësia.

“Qeveria, që të nesërmen e njoftimit nga SPAK do duhej të kishte ngritur grupin e gjerë të punës për të vlerësuar dokumentacionin , kontratat, dhe gjetur mundësi të prishjes së kontratave në mënyrë që të mos ketë pasoja financiare për Republikën e Shqipërisë”, i tha ajo BIRN-it.

Mandia beson se nëse ka vullnet nga qeveria për të ndihmuar SPAK në zbardhjen e të vërtetës dhe ndiqen korrekt procedurat nuk përsëritet rasti “Becchetti’.

Sipas saj qeveria duhet të niste një operacion profesional dhe mekanizma diskrecionarë duke përfshirë avokatë të huaj për shmangur pasojat financiare. Por, nëse qeveria nuk merr hapa dhe justifikohet me përmbushje të kushteve kontraktore, ‘kjo të lë të mendosh se është e kapur’, shtoi ajo.

Rama po ndikon hetimin

Sipas Zef Precit reagimet e kryeministrit ndaj aferës së inceneratorëve dhe mbrojtja publike që i bën ai procedurave të ndjekura për koncensionet, synojnë të ndikojë hetimin e SPAK-ut. Ai mendon se të njëjtin mesazh për organet hetuese jep dhe vijimi i pagesave për personat e shpallur në kërkim.

“Ajo çka unë konstatoj me keqardhje në reagimet e Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë po ndikohet procesi hetimor i SPAK,” tha ai.

“Shihet qartë se në mënyrë indirekte po tentohet të shmanget hetimi i hollësishëm i procedurës së ndjekur deri në nënshkrimin e këtyre kontratave klienteliste të dyshuara në mënyrë të arsyeshme për korrupsion dhe abuzim me fondet publike,” shtoi Preçi.

Duke iu referuar ndërhyrjeve publike të Ramës, Preçi e shikon sjelljen e kryeministrit si “orientim” i hetimeve për të lënë jashtë tyre procedurën e dhënies së këtyre kontratave.

“Jo vetëm që po ndikohen hetimet, por edhe për faktin se po krijohet një situatë absurde, p.sh. mjafton qe pronari i një kompanie të korruptojë një zyrtar duke përfituar një kontratë në mënyrë të paligjshme dhe kështu askush nuk mund ta prekë se ai “tund kontratën dhe kërcënon se do të shkojë në gjykatë” dhe qeveria paguan duke ‘respektuar’ ligjin”, theksoi ai.

Sipas Preçit kjo sjellje nuk ndodh as në vendet më të korruptuara të botës.

“Kudo kontrata e dyshuar dergohet për vleresim në gjykatë, ndersa qeveria apo enti publik pezullon pagesat deri në zbardhjen e situatës”, tha Preçi.

Nga ana tjetër Mandia nuk beson se hetimet e SPAK ndikohen nga vendimi i qeverisë për të paguar pronarët e kompanive konçensionare.

“SPAK duhet të ndërhyjë në lidhje me zbatimin e këtyre kontratave, nëse me të vërtetë ka elementë të veprave penale,” tha ajo.

Ndërkohë Preçi këmbëgul se SPAK duhet të sqarojë opinionin publik për paligjshmërinë e këtyre kontratave dhe përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në aferën korruptive.

“Si mundet që një bashki (Elbasani në rastin e parë) të shpallë gjendjen e emergjencës kur pagat i kanë marrë të gjithë, madje edhe me shtesa personeli, kur fondet i kanë pasë në dispozicion dhe përse nuk kanë përmbushur detyrat sipas ligjit për pastrimin e qytetit,” pyet ai.

“Këtu mendoj se fillon afera dhe këtu nis zinxhiri i veprimeve të dyshimta të mëvonshme,” përfundoi Preçi./Reporter.al

Të lidhura

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi
Aktualitet

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Një incident është raportuar në KZAZ nr. 40, në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, ku procesi i numërimit...

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

Një 44-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 31-vjeçar, të cilin e ka mbajtur me forcë...

15:38 13/05/2025
Para
“T’i vinte kufirin te thana Ramës”, Berisha sulmon Bashën

Berisha flet për protestën e 8 janarit, ja kujt i bën thirrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

15:14 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.