Zbardhet kerkesa e prokurorisë së Tiranës për 3 kontorllorët e arrestuar të Enjten pas nisjes së grevës duke shkaktuar bllokim të Aeroportit të Rinasit. Gazeta Reforma ka siguruar dosjen, ku janë të zbardhura komunikimet që kanë kryer kontollorët me njëri tjetrin në rrjetin social Whatsaap.
Mësohet se grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se Flora Ndreca, Alehando Fezga dhe Muhin Mezini kanë ndikuar tek kontollorët që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohëshme në punë. Në disa raste prokuroria thotë që të dyshuarit e kanë plotësuar formularin e paaftësisë edhe për kolegtë e tyre ndërsa me ata që kanë kundërshtuar kanë bërë debate deri sa i kanë bindur për të firmosur. Kontollori Kujtim Malko ka rrëfyer para grupit të hetimit se ai ka bërë debat me Flora Ndrecen pasi nuk ka pranuar që të plotësoj formularin. Më pas ata kanë debatuar për disa minuta rreth plotësimit të deklaratës. Por në bazë të ligjit kontollorët nuk duhet që të zihen në vendin e punës dhe Malko i ka kërkuar Flora Ndrecës që të largohet nga kulla dhe ta linte që të punonte i qetë. Kujtim Malko u ka treguar hetuesve se kolegia e tij e ka fyer duke ju drejtuar me fjalët se “ti nuk je burrë” pasi nuk ka pranuar të plotësojë formularin e paaftësisë në punë. Ndërsa ky i fundit i ka thënë që të largohej nga kulla ndryshe do ta hidhte poshtë.
Greva e 65 kontrollorëve në aeroportin e Rinasit ndaloi përkohësisht fluturimet, ndërsa fill pas saj në polici u shoqëruan 24 kontrollorë. Pasi 21 prej tyre u lanë të lirë, Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini u mbajtën të arrestuar.
Në bazë të deklarimeve të personave që kanë dijeni për ngjarjen por edhe të zbardhjes së komunikimeve mes tyre në whatsaap, prokuroria i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë arrest në shtëpi për Flora Ndrecën, ndërsa për Armando Fezgen dhe Muhin Mezinin prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg. Në dosje thuhet së tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë organizuar grevën e 65 kontollrëve. Gjykata nesër në orën 8:30 do të dëgjoj palët dhe do caktojë masat e sigurisë
E plotë:
Nga kqyrja e aparatit celular që posedohej prej shtetases Flora Ndreca, eshte konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplicalicionit “Ëhat-App” me koleget e sai Taulant Qirjako, Jona Kotoni, si dhe personin e quajtur “Mimi” dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ndikuar në plotësimin e deklaratës të paaftesise se përkohshme në pune. Nga përmbajtja e komunikimit të datës 01.04.2021, rezulton se shtetasja Flora Ndreca i shkruan shtetasit me emrin “Mimi” se: “në grup flas, deri të henën përgatisim hapat për paaftësi pastaj”, ndërsa në një tjetër komunikim të datës 06.04..2021, shtetasja Flora Ndreca i shkruan kolegut të saj Florjan Qirjako “do presim dhe 12 të tu flasim dhe ketyre”. Ne 06.04.2021, ora 08:58 shtetasja Flora i shkruan shtetasit Taulant: “me tha që do vazhdoj punen, legen komplet”, ndërsa shtetasi Taulant Qirjako i përgjigjet: “Lola fol nje here me Mandin që të flas me Kujtiminin”. Në vijim të këtij komunikimi shtetasja Flora i përgjigjet “Kujtimi desh më hodhi nga shkallët, më shtyu, nuk flitet me atë”. Një ditë me pas, në daten 07.04.2021, ora 07:50 min, shtetasja Flora Ndreca i shkruan shtetases Jona Kotoni: “Mirmëngjes Jonke. Toder eshte blozë, i bëmë lavazh Kujtos, nuk donte PPP nga frika, po e bindem, se më mori Sabina mbrëmë dhe me tha”. Nga përmbajtja e komunikime të realizuara në vijim del se të gjitha veprimet e personave të lartpërmendur janë të koordinuara për të vepruar sipas një plani të caktuar, që konsiston në plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme për punë, kjo me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndesise se veçantë. Kryerja e këtyre veprimeve më datën 06.04.2021 dhe 07.04.2021, kanë sjellë pasoja, duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë. Ndikimi i shtetases Flora Ndreca tek kolegët e saj për plotësimin e formularëve për paaftësi të përkohshme në punë, provohet edhe nga deklarimet e shtetasve Emiljano Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi.
Nga deklarimet e dhëna prej tyre rezulton se plotësimi i deklaratës për paaftësi të përkohshme u është kërkuar nga drejtuesit e Sindikates se Kontrollorëve të Trafikut Ajror, shtetasit Flora Ndreca dhe Muhin Mezini. Sipas shtetasit Kujtim Malko rezulton se: “Ne datën 06.04.2021, kam marrë një telefonatë nga kolegia Flora Ndreca për t’u ngjitur në kullë. Jam ngjitur në kullë dhe atje kam gjetur Flora Ndrecen Ermir Begon dhe Majnald Kodren. Shtetësja Flora Ndreca, me ka pyetur se çfare do te beja me plotësimin e formularit te paaftësisë. Unë i kam thënë se nuk do ta plotēsoj. Në atë moment më ka thënë, përse nuk e plotëson, unë i jam pergjigjur se kjo eshtë puna ime. Debatet rreth plotësimit te deklaratës kanë vazhduar për disa minuta, dhe për shkak te natyrës se punës, qe nuk lejohet debat ne vendin e punës, i kam kërkuar qe largohet nga kulla Në këtë moment, midis debateve, ajo me është drejtuar duke me thënë se ti nuk je burre. Ne ketë moment i jam përgjigjur zbrit nga kulla, se për ndryshe do te hedh. Deklaroj se gjatë debatit time me Floren kanë ndërhyrë edhe kolegët e tjerë te cilët ishin të pranishëm. Pas këtij momenti ajo eshte larguar, unë kam vazhduar punën. Pas mbarimit te punës jam larguar për në shtëpi dhe nuk kam takuar asnjë nga kolegët. Lidhur me formularin deklaroj se po atë dite, rreth ores 18.00, jam njoftuar nga mediat se kontrollorët e Rinasit kishin shpallur greve. Me sa më kujtohet më ka telefonuar kolegu Sokol Duro, që po shkojmë në Rinas, për shkak të pushimit nga puna të pese kolegëve. Jam nisur nga shtëpia edhe unë për ne Rinas. Kam arritur dhe kam marre kontakt me kolegët nga të cilët mësova që kishin plotësuar paaftësinë e përkohshme në punë. Gjendur në këto kushte, pasi stresi ishte shume i madh, kam plotësuar edhe une formularin e pa aftësisë. Arsyeja e plotesimit përveç stresit të akumuluar ishte edhe fakti që një njeri i vetëm nuk mund të ofrojë shërbim pasi është kundër rregullores në punë dhe mund të shkaktojë pasoja katastrofike.