Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Drejtori i Mjekësisë Ligjore që liroi Indrit Taullain, manipuloi ekspertizën e Klodjan Rashës

11:43 18/01/2021
Reading Time: 4 min lexim

Ekspertiza paraprake e Mjekësisë Ligjore për vrasjen e Klodjan Rashës i ka hapur probleme prokurorisë, pasi ka kontradikta në konkluzionet e saj. Ky dokument, sipas burimeve, është bërë nën presion nga policia dhe drejtori i këtij institucioni, Bledar Xhemali. Zyrtari Xhemali nuk e ka për gjë të bëjë manipulime, sepse me firmën e tij ka liruar dikur anëtarin e bandës së Durrësit, Indrit Taullain.

Raporti paraprak mbi ekspertizën    

Sipas dokumentit të administruar nga gjykata në seancën e dhënies së masës së sigurisë për policin Nevaldo Hajdaraj, “viktima mbante në trup një xhup, me ngjyrë të gjelbër, me ndotje me njolla si ato të gjakut”. Më tej tregohet se Klodjani në anën e djathtë të pjesës së ballit “…mbi vetullën e djathtë si dhe në pjesën e kurrizit të hundës, konstatohen gërvishtje. Nga këqyrja ka rezultuar se në trupin e viktimës Klodjan Rasha, në anën e djathtë të shpinës, në një lartësi prej 119 centimetra nga thembra e djathtë, është evidentuar një plagë, në dukje e shkaktuar nga armë zjarri, me buzë të përveshura nga brenda, plagë hyrëse. Nga këqyrja ka rezultuar se në pjesë e muskujve në anën e majtë të zonës së përparme të toraksit, është konstatuar fiksuar, marrë dhe sekuestruar një predhë armë zjarri. Predha ka dëmtime në njërën anë të majës së saj…” -thuhet në aktin e ekspertimit.

Më tej mësohet se “në trupin e Klodjan Rashës është konstatuar dhe një brinjë e thyer, si pasojë e goditjes nga plumbi”. Në aktin e ekspertimit nuk jepet asnjë e dhënë nëse Klodjan Rasha ka pasur plagë me armë në kokë. Sipas burimeve, e çara në kokë që më pas është qepur nga mjekët e spitalit mjeko-ligjor, është kryer nga vetë doktorët, gjoja me qëllim marrjen e një kampioni truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës.

Kjo është një manipulim i qartë për të justifikuar plagën e dytë të shkaktuar nga një plumb i dytë. Ekspertiza konkludon se Rasha u godit nga vetëm një plumb. Madje është përpjekur t’i krijojë prokurorisë dhe policisë mundësinë e degradimit të akuzës në një vrasje aksidentale. Këtë ekspertiza e ka bërë duke paraqitur faktin se predha e gjetur në trup ishte e dëmtuar, që të mund të aludohet për një goditje rikoshet.

Ndërkaq, dëmtimi që ka marrë viktima Klodian Rasha në pjesën e kokës u tentua të manipulohej fillimisht duke ndarë informacione se nuk e ka marrë nga plumbi, por në momentin kur është shembur në tokë. Kur kjo u rrëzua nga pamjet e videos së shfaqur në emisioni Opinion, u kalua tek justifikimi se e kanë bërë vetë mjekët gjatë autopsisë. Kjo video u bë shkak që të rikualifikohej akuza në “vrasje me dashje”

Skandalet e Bledar Xhemalit

Instituti i Mjekësisë ligjore, i drejtuar nga Bledar Xhemali, është në varësi të Ministrisë të Drejtësisë. Xhemali është një drejtor jetëgjatë që e ka mbajtur postin me të gjithë ministrat, megjithëse i kanë plasur skandalet disa herë në institucion. Xhemali është emëruar në detyrën e drejtorit të Mjekësisë Ligjore që në vitin 2014 dhe është marrë në këtë detyrë nga LSI.

Me urdhër të ministrit Gazmend Bardhi, në qershor 2017, Bledar Xhemali u shkarkua nga detyra. Grupi i inspektimit zbuloi se Xhemali kishte kryer shkelje të rënda administrative dhe ishte përfshirë në lëshimet e akteve të ekspertimit të pavërteta, ndër to edhe akt-ekspertimet që i dhanë lirinë Indrit Taullait.

Brenda një periudhë gjashtëmujore, rezultoi se kishte firmosur tri akte të ndryshme, ku i fundit prej tyre u përdor nga i dënuari për të rifituar lirinë.

Madje, ministria depozitoi një kallëzim penal ndaj tij për “ushtrim të funksionit të mënyrë të paligjshme”.

Çuditërisht, Bledar Xhemali, përmes Gjykatës Administrative, siguroi një vendim për rikthimin në punë në shtator 2017.

Në vitin 2018, Mjekësia Ligjore u përfshi në një tjetër skandal, pas investigimit të emisionit “Fiks Fare” për një punonjës funerali privat, që sillej si “drejtor nate” te Morgu i Tiranës. Ky punonjës kishte çelësin e Morgut dhe tërhiqte prej andej kufomat dhe i kalonte te agjencia e vet. Çelësat i dorëzonte në mëngjes, kur punonjësit e morgut rifillonin punën. Por edhe pas këtij skandali, drejtori Xhemali vazhdoi punën qetësisht.

Skandali tjetër i Xhemalit ka të bëjë me pamjet e tmerrshme të kufomave që shtriheshin në tokë në laboratorin e Mjekësisë Ligjore. Drejtori Bledar Xhemali u shpreh në atë rast se këto pamje ishin të inskenuara.

Skandali shpërtheu pas debatit se, në listat që dalin nga morgu, shënohen si persona që kanë humbur jetën nga COVID-19, ata që kanë vdekur për arsye të tjera.

I pyetur nëse kishte mospërputhje mes dy numrave, Xhemali tha se “Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT-së, ata e menaxhojnë COVID-in. Ne do e bëjmë një sqarim të plotë, le të vijë dhe Prokuroria të hetojë”. Sigurisht që prokuroria nuk e ka hetuar asnjë herë këtë person edhe pas skandaleve publike.

/Gazetareforma.com/

 

 

 

Etiketa: Klodjan Rashamjekesia ligjorevrasje

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Zbardhet mesazhi i fundit i biznesmenit italian që u gjet i djegur në Pukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.