Ndërtesa të larta, biznese që u përkasin oligarkëve shokë të ngushtë të qeveritarëve të babëzitur dhe asnjë cep me lulishte dhe gjelbërim! Ky është realiteti i ditëve të sotme në Tiranë të nderuar lexues të Gazeta Reforma. Betonizimi i kryeqytetit të Shqipërisë nga vetë dora e Erion Veliajt është një lemeri më vete që shqetëson jo pak banorët e Tiranës. “Biznesmeni Irfan Hysenbelliu po na bllokon dritën e diellit dhe po na ndërton lokale shumë pranë dritares së shtëpisë”, kjo është ankesa e zonjës Fatma Mesitit, një qytetare tironce e vjetër e cila jo vetëm që po i shkelet privatësia e saj, por edhe po i mohohet e drejta për të parë pak diell dhe pak gjelbërim.
Kjo çështje shqetësuese e zonjës Fatma është ndjekur edhe njëherë nga redaksia e Gazeta Reforma. Në vitin 2020, zonja në fjalë ka denoncuar skandalin dhe ndërtimet pa leje të biznesmenit Hysenebelliu, teksa sot kërkon që të mos ndërtohet kati i dytë pasi sipas saj flitet që do të bëhet lokal dy katësh.
Duke folur për Gazetën Reforma, Fatma Mesiti, thotë se Irfan Hysenebelliu, miku i ngushtë i shumë pushtetarëve, si dhe vëllai i tij Bardhyl Hysenbelliu po u prishin qetësinë me lokalin e Irfan Hysenbelliut, “Belux”, tek zona e ish-Bllokut. Biznesi i Hysenbelliut është ngritur para dritares së shtëpisë së zonjës Fatma. Kjo e fundit një socialiste e flaktë thotë se është e turpshme që të votosh të majtën dhe Eron Veliajn dhe në fund të mos shohësh dritën e diellit, ndërsa thekson se shteti në vendin tonë nuk ekziston.
Fatma Mesiti:
Në qershor të 2019, një ditë para zgjedhjeve, erdha në Tiranë vetëm për të votuar këtë kryetar bashkie që është sot, Eron Veliajn. Të jesh votuese e majtë dhe të bllokojë kryetari i Bashkisë Tiranë dhe kryeministri, është e turpshme dhe vetëm këtu në Shqipëri ndodh. Të dy më kanë bllokuar te faqja zyrtare sepse unë ua kam nxirë jetën me postime kundër tyre duke publikuar ndërtimin e “Balux” afër dritares së banesës time. Sa herë Rama dhe Veliaj nxirrnin sukseset e tyre unë u dërgoja linkun e pallatit. Në link kam pamjet e pallatit si ka qenë dhe si është bërë tani. Kur vij për zgjedhjet, shoh që në mënyrë të rrufeshme ishte ngritur tenda. Unë i pyesja se ca po bëjnë dhe atë më thoshin se po rregullojmë tubacionet sepse rrjedh uji. Por nuk po ndodhte kjo pasi një punëtor më tha do të vendosin tendën.
Pas kësaj Fatma i ka shkruar Eron Velejt, Policisë Bashkiake, deputetit të zonës Pandeli Majkos, drejtorit të IKMT-së, Maringlen Qatos, Policisë së Rendit dhe vetë kryeministrit Rama.
Sipas saj pasi i shkroi kryeministrit, ndërtimi u pezullua, por disa muaj më pas rifilluan punimet.
Fatma Mesiti:
Telefonova Policinë bashkiake, inspektoratin e ndërtimit, por nuk ndodhi asgjë. I kam shkruar Edi Ramës dhe ndërtimet u pezulluan për një kohë. Për një periudhë kohore çdo gjë ishte në rregull deri në vitin 2020 ku përsëri vazhduan të hapen tendat dhe të nisin ndërtimet. Sa i përket Policisë së Shtetit ajo ka bërë gjithçka dhe është në mbrojtjen time, por nuk kanë kompetenca aq sa Irfan Hysenbelliu i cili ka rrënjë kudo në politikë pasi është shumë i lidhur me pushtetarët tanë, i ka të gjithë miq.
Fatma Mesiti e lodhur tashmë nga një qeveri e mbuluar nga korrupsioni thotë se në atë kohë drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako ka firmosur një deklaratë provizore ku jepte leje por nuk theksonte që në truall do të ndërtohej biznes.
Ndër të tjera, Fatma shprehet se ka kërkuar të drejtën e saj tek Krimi Ekonomik ku ka denoncuar kreun e IMT Mariglen Qato cili sipas saj policia e kishte halë në pasi kishte 2000 denoncime për të. Punimet përsëri pushuan për pak, por në datën 21 janar 2021 u ngrit tenda.
Fatma Mesiti:
Mariglen Qaton e kam denoncuar edhe tek Krimi Ekonomik. Për pak kohë punimet pushuan por përsëri në fillim të vitit 2021 u ngrit tenda. I kam shkruar sërish Platformës për bashkëqeverisje dhe më thanë që ishte refuzuar leja. Në zgjedhjet e 25 prillit në vitin 2021 për disa ditë nuk kishte asnjë lëvizje deri në mbarim të tyre, por më pas i njëjti avaz. Në fund fare bëra kallëzim penal në polici. Ky kallëzim shkoi në prokurori. Kjo e fundit më thirri për të dëshmuar dhe më pas në biznesin që po ndërtohet nga Irfani vjen një ekspert ndërtimi. Pasi flet dhe eksperti vazhdon që çështja të ndiqet nga instancat përkatëse, por pas pak ditësh çështja u pushua. Përsëri u revoltova dhe shkova në gjykatë e cila mori çështjen në shqyrtim dhe pas dy javësh më kthen përgjigje. Veç kësaj bëra një denoncim për zhurmën që krijohej ndonëse ishte vendosur orari policor. Vendosa në dritaren e shtëpisë pankartën “Shteti mbron shkelësit e ligjit”, por lokali vendosi xhamat për të më thënë mua që, “unë jam shteti jo ti”.
Denoncuesja Fatma Mesiti u ankua gjithashtu se përpjekjet dhe denoncimet e saj kanë rënë në vesh të shurdhët te autoritetet, ndërsa shprehet se pasi ngritën xhamat i ka shkruar përsëri Mariglen Qatos.
Fatama Mesiti:
I kam shkruar përsëri Mariglen Qatos. Por ai më është përgjigjur me arrogancë. I shkrova përsëri por kësaj here në WhatsApp. I thashë: “Drejtor që s’më kthen përgjigje, ti s’do qëndrosh gjithë jetën vetëm në postin e drejtorit, jeta ka ulje dhe ngritje. Ti në atë detyrë je për mbrojtjen e territorit dhe jo për shkatërrimin e tij”. Ai më merr mua në WhatsApp në orën 10 të darkës dhe më thotë: “Kush je ti që më shkruan mua kështu”. Sepse jam e shqetësuar i thash dhe ai ma ktheu: “E kujt po i bëhet vonë.” Por ti qënke rrugaç i thash dhe më pas mbylla telefonin dhe bëra një status në facebook.
Ndër të tjera zonja Mesiti thotë se prona është gjë e shenjtë. Ajo thotë se i kanë shkelur privatësinë me ndërtimin e lokalit në pragun e dritares së shtëpisë, teksa thotë se i ka zënë rrezen e diellit dhe gjithë gjelbërimin. Fatma deklaron se i ka shkruar edhe Taulant Ballës, mikut të Irfan Hysenbelliut, por ky nuk i ka kthyer përgjigje.
Mesiti i shkruan Ballës:
Z. Taulant Balla!
Jam nje banore e njesise pese tek rruga “Pjeter Bogdani” që kryqëzohet me rrugen “Vaso Pasha”, si fillim, dua te prezantohem : jam Fatma Mesiti, banore me breza ne kryeqytet, rrjedh nga nje familje që ka kontribute te medha per kete vend, qe nga lufta, nga ndertimi i Shqiperise mbas luftes, gjithashtu me kontribute edhe gjate 30 viteve pluralizem per PS . Familja ime ka dhene shume per kete vend dhe asgje nuk ka mare, ne kontributin per Shqiperine e kemi dhene jo per te fituar , por se jemi atdhetare. Im ate ishte ne punra me pergjegjsi dhe ka punuar me ndershmeri , nga gjithe kjo pune mori vetem nje shtepi ketu tek kjo rruge dhe tek ky pallat , me nje apartament ku sot jetoj une. Mirepo, te babziturit Hysenbelliu, nuk duan te na lenojne te bejme jeten tone, te jetojme te qete ne punen tone ku jetojme me ndershmeri e pa i rene ne qafe askujt. Kam tre vjet me ankesa ne bashki, ne drejtorine e policise, ne polici, tek platforma, per katin e dyte qe kerkon te ngreje vellai i Irfanit dhe mua te me zere dritaret. Dy here u prish tenda , me urdher te kryeministrit Edi Rama, ato perseri ngulmojne ta ngrene, se ku e marin gjithe kete guxim, vetem ato e dine, por ama edhe ne e dime, sepse keta kane paguar para ne bashki tek kryetari IMT
M. Qato, i cili kishte 2000 denoncime tek krimi ekonomik dhe ende qendron ne detyre! Perse na e shkaterruat Tiranen keshtu, perse u shkaterrua kjo zone e bukur? Kryetari imt eshte per mbrojtjen e tretorit apo shkaterrimin e tij? Kur i telefonova e i thashe problemin , ky rrugaç mu pergnigj , e kujt po i behet vone! Me d. 23 , 2 2022 me vjen pergjigja e fundit (mbas shume ankesave)nga bashkia ku une i kerkova kthimin e taraces se bar “balux” ne gjendjen e meparshme, ne mengjes gjeta çadrat te ngritura! Perse nuk na lini te qete ne shtepine tone, perse i beni njerezit te cilet bejne jete te rregullt si qytetare te nderuar te ketij vendi, i beni kriminele per te mbrojtur shtepine, perse i fusni ne konflikt e shteti perkrah shelesit e ligjit dhe jo njerezit e ndershem?
Ke 5 maji u prishen shtepite e ua moren te ardhurve per tu perdorur per interes publik, perse ketu nuk i prishet Irfanit dhe vellait te tij qe ndertoi komplet ne menyre te parregullt ne nje lulishte , mire ndertoi ne kohe rrumpalle, por ai nuk ngopet dhe kerkon te ngreje kate e te fitoje ne kurrizin tone, tu meret edhe ketyre se edhe keta te ardhur jane dhe kane ndertuar ne kundershtim me te gjitha rregullat e ligjit urbanistik . Tu prishet e te perdoret per interes publik. Nderhyni pa ndodhur ndonje e pa bere, se pastaj pergjegjsia do bjere mbi ju. Ankesat jane derguar edhe ne polici edhe kudo, policia ka qene korrekte dhe nuk munden te beje me shume, sepse nuk ka kopetenca. Ushtroni kopetencen tuaj si kryetar i grupit parlamentar te PS , por edhe mik i Hysenbellinjve injorante dhe njerez te ligj e te babezitur.
Më pas i dërgon fotot, teksa përsëri i kërkon ndihmë që lokali të mos i zë lulishten dhe dritën e diellit.
Mesiti:
Ju do ju pelqente tek dritaret tuaja kur ti hapnit e te shihnit keto pamje? Fqinjin poshte meje ku ua mbylli dritaren u detyrua te shiste shtepine, ne pamundesi per te ja blere njeri ja shiti bardh hysenbelliut
Pallati me arkitekturen me te bukur ne Tirane, ja se c’bene barbaret.
Sipas zonjës Fatma, Irfan Hysenbelliu në vitin 1998 ka blerë truallin ku ka ngritur pallatin 12 kate tek zona e ish-bllokut. Sipas denoncueses, sipërmarrësi Hysenbelliu e ka zaptuar hapësirën ku më parë ishte një lulishte dhe një shatërvan dhe më pas bëri një planimetri projekt me dy profile. Mesiti thotë se po në atë zonë Hysenbelliu ka ndërtuar një motel ku shkojnë prostitutat të cilët ulërasin dhe nuk lënë të qetë banorët që jetojnë në atë pallat.
Zonja Fatama:
Irfan Hysenebelliu ka blerë truallin ku sot ndodhet ndërtesa e lartë prej 12 katësh. Sikur të mos mjaftonte kjo ai mori truall edhe para pallatit tim, ku sot është bar “Balux”. Miku i ngushtë i pushtetarëve ka blerë tokë edhe mbrapa pallatit dhe anash tij Në mënyrë të parregullt ka shkelur ligjin edhe ai por edhe shteti. Pallati 12 katësh po na zë dritën e diellit. Në fillim aty ku sot është “Balux” ka qenë shatërvan dhe më pas u bë lulishte. Më pas u ble nga Hysenbelliu dhe përdorej si parking ku Hysenbelliu nuk paguante detyrimet ligjore në Bashki. Vendi qelbej nga mbeturinat dhe nuk guxonim të hapnim dritaret. Në truallin anash pallatit ka ndërtuar një motel. Aty shkojnë prostituta dhe ulërasin. Ata që kanë dhomat nga krahu tjetër i pallatit tmerrohen dhe nuk flenë gjumë. Truallin ku sot ndodhet “Balux” e ka blerë Irfani dhe më pas ia ka dhënë të vëllait, Bardhyl Hysenbelliu i cili e jep me 7000 mije euro qiranë.
Ndërkohë pronari i “Balux” Astrit Vladi i është ankuar asaj për denoncimet që ka bërë ajo, por sipas Fatmës ajo nuk ka punë me pronarin, por me Irfan Hysenbelliun.
Ndër të tjera ajo thotë se në kohën kur ishin zgjedhjet në shtëpinë e saj ka shkuar vetë Pandeli Majko por pas zgjedhjeve ata janë zhdukur dhe nuk u është bërë vonë për problemin e zonjës Fatma.
Fatama:
Në kohën kur ishin zgjedhjet më ka ardhur Pandeli Majko, por ato morën votën dhe ikën nuk u panë më
Zonja Fatma prek edhe problemin e banorëve që kanë ngelur në qiell të hapur për shkak të ndërtimit të Unazës. E kemi fjalën për banorët e “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit që për shkak të projektit të Bashkisë së Tiranës e udhëhequr nga Lali Eri janë detyruar të kalojnë netët e ftohta jashtë nën qiell të hapur dhe në mëshirë të fatit.
Zonja Fatma:
Një komshiu im do vinte tendë për diellin dhe një komshie tjetër do bënte rregullime në shtëpi, por u ndaluan Policia Bashkiake. Njerëzit e thjeshtë ndalohen të bëjnë rregullime në shtëpitë e tyre me leje, ndërsa pushtetarët jo. Pse nuk ia prishin biznesin Hysenebelliut siç prishin banesat e banorëve të “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit? Hysenebelliu ka bërë ndërtime pa leje dhe na ka zënë dritën e diellit nuk është ndaluar, ndërsa njerëzit e thjeshtë që e kanë truallin e tyre që nga 1920 dhe me leje sot kanë mbetur rrugëve pasi nuk ka shtet.