Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekonomia e Kosovës e varur nga paratë e diasporës, ja çfarë tregon raporti i Bankës Botërore

21:13 10/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ekonomia e Kosovës vazhdon ende të jetë e varur nga paratë që dërgon Diaspora. Dërgimi i të ardhurave të emigrantëve dhe pushimet e tyre në Kosovë mbeten një ndër faktorët kryesorë për rritje ekonomike në 7.1% në këtë vit nga -5.3% sa kishte rënë vitin e kaluar.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të publikuar më 6 tetor, tregon se aktiviteti ekonomik në Kosovë gjatë vitit 2021 pritet të zgjerohet në 7.1 %, rritje kjo e nxitur nga vizitat e diasporës dhe masat mbështetëse fiskale. Profesori i ekonomisë në Kolegjin UBT, njëherësh ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, tregon se ky nivel i rritjes ekonomike është inkurajues pasi përfitimet ekonomike në vitin 2021 duhet të kompensojnë humbjet e shkaktuara nga pandemia në vitin e kaluar, kur Kosova është përballur me pandeminë dhe me masat kufizuese.

“Ndikimi i diasporës në Kosovë vazhdimisht ka qenë jashtëzakonisht i madh. Ardhja masive e qytetarëve në këtë vit ka bërë që remitencat apo të ardhurat nga diaspora të jenë dukshëm më të mëdha sesa në vitet paraprake. Prandaj edhe ndikimi në rritjen ekonomike është ndierë në këtë periudhë. Të ardhurat që kanë sjellë bashkëqytetarët tanë kanë bërë që konsumi të rritet në Kosovë”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e remitencave në Kosovë për periudhën janar-gusht 2021, ka arritur 749.6 milionë euro apo 141.2 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera totale e remitencave ishte 608.4 milionë euro. Por, nuk të dhëna zyrtare sesa kanë shpenzuar para të gatshme qytetarët nga diaspora sa kanë qëndruar për pushime në Kosovë.

Rritja ekonomike mesatare në Kosovë prej vitesh sillet deri në 4 për qind. Sipas raporteve vjetore të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e Kosovës në vitin 2019 kishte shënuar rritje reale prej 3.9 për qind. Për vitin 2020, kjo rritje ishte parashikuar të ishte 4.2 për qind, por si pasojë e pandemisë dhe masave kufizuese, ekonomia e Kosovës, sipas Bankës Botërore ka pasur rënie deri në -5.3 për qind. Por, Hashim Rexhepi shprehet optimist se niveli i rritjes ekonomike në Kosovë do të vazhdojë, pasi kompanitë prodhuese me produktet e tyre kanë arritur të depërtojnë edhe në shtetet e Bashkimit Evropian. Kurse Qeveria e Kosovës, sipas tij, duhet të gjejë mënyra për tërheqje të investimeve ndërkombëtare.

“Kështu që unë konsideroj se po krijohen parakushtet që ekonomia jonë të ecë më shpejt. Mirëpo, kur flasim për rritjen ekonomike dhe ndikimin e saj të përgjithshëm në standardin jetësor të Kosovës, duhet të krijohen parakushte në tërheqjen e investimeve të jashtme sepse ato ndikojnë ekskluzivisht në rritje ekonomike, dhe që të kemi një rritje ekonomike dyshifrore, në qoftë se dëshirojmë të zëmë nivelin e zhvillimit ekonomik që kanë vendet e rajonit, e mos të flasim për vendet e Bashkimit Evropian”, shprehet Rexhepi./ REL

Etiketa: Diasporaekonomia kosoveraport

Të tjera

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online
Bota

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

Një investigim i BBC ka zbuluar një praktikë shqetësuese në disa prej kryeqyteteve të jetës së natës në botë, ku...

22:05 04/02/2026
Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Para
Dikur ishte në listën e zezë/  Rusia lejon vizitën e zv.sekretares amerikane të Shtetit, ja çfarë pritet

Dikur ishte në listën e zezë/ Rusia lejon vizitën e zv.sekretares amerikane të Shtetit, ja çfarë pritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.