Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Edi Rama kthen Shqipërinë në depo uji për fqinjët, por u le rubinetët bosh qytetarëve

11:33 04/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Nga Alba Kepi

U mbushën dy vite që nga ideja për ujësjellësin Shqipëri–Itali, një projekt që premton ujë të freskët për Puglinë dhe mundësi investimesh për Shqipërinë. Më 31 maj 2023, Tirana miratoi projektin strategjik për të ndërtuar një tubacion që lidh Gjirokastrën me Salenton: 85 km nën det dhe 120 km në tokë, deri në thellësi 850 metra. Investimi i parashikuar: 1 miliard euro. Kapaciteti: 150 milion metra kub ujë në vit drejt Italisë.

Për Italinë, projekti është një zgjidhje strategjike për bujqësinë dhe turizmin. Për Shqipërinë, do të thotë një rol i ri: furnizues i ujit për fqinjët. Ideja u hodh qysh më 2022 nga presidenti i Confindustria Puglia, Sergio Fontana, dhe më 2023 u konfirmua nga Rajoni i Puglias. Presidenti Michele Emiliano deklaronte se ‘Shqipëria hedh në det ujë të mirë dhe ka interes ta shesë. Për ne, uji do të thotë të rrisim bujqësinë dhe turizmin, dhe të japim një të ardhme puljezëve.’

Sot, qeveria shqiptare vendos të krijojë një operator kombëtar të ujit, duke centralizuar rrjetin nën një kompani shtetërore. Ky entitet do të jetë i vetmi që mund të negociojë me Italinë dhe institucionet financiare ndërkombëtare, duke garantuar kontroll të plotë mbi sasinë dhe çmimin e ujit që do të eksportohet.

Image

Centralizimi ka përfitime për projektin: redukton fragmentimin, lehtëson negocimin e kontratave dhe mund të shpejtojë autorizimet. Por për qytetarët, kjo do të thotë pak ose aspak transparencë. Kur uji transformohet nga pasuri publike në mall tregtar, vendimet për sasinë dhe çmimin nuk reflektojnë më interesin kombëtar, por politik dhe ekonomik. Komuniteti mbetet shfrytëzues pasiv, pa mekanizma realë për të influencuar politikat e ujit.

Ndërkohë, në vitin 2025, shqiptarët ende përballen me rubineta bosh. Humbjet në rrjet arrijnë mbi 60%, furnizimi me orar mbetet normë, dhe familjet paguajnë çdo ditë për depozita plastike dhe autobotë privatë. Tre mandate radhazi, qeveria nuk ka siguruar shërbimin më elementar.

Pyetja mbetet; pse nuk ka një projekt për të garantuar ujë 24 orë për shqiptarët, ndërsa centralizohet pasuria kombëtare e negociohet eksporti masiv drejt Italisë?

Të tjera

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Pas afro dy vitesh proces gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin...

11:10 03/03/2026
Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!
Aktualitet

Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!

Një fëmijë 11-vjeçar rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh në Tiranë, ndërsa familja e tij ka humbur...

10:51 03/03/2026
Para
‘Një tra në Llogara’/ BIRN: Resortet luksoze po pushtojnë rivierën shqiptare

‘Një tra në Llogara’/ BIRN: Resortet luksoze po pushtojnë rivierën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

11:10 03/03/2026
Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!

Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!

10:51 03/03/2026
Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.