Shkruar nga Sokol Pepushaj
Balli i Bablokut, është streha e çdo hajduti.
Atje e gjeti mbrojtjen edhe Ilir Beqja, që po turbullon ujërat e Tokës dhe Qiellit e po lag letrat e letërsisë së mafies.
Arkivat e pa pastra të bibliotekës së SPAK-ut, me tituj të çuditshëm, nuk janë ende të hapura për fshatarët.
Nuk ka as rregull, as radhë, as cicëron, as dritë, as udhë të lira.
Emrat që SPAK-u paketon për hetim dhe ja nis me lundër Edi Ramës, pasi linjat e tokës e të ajrit i kontrollojnë 3 Klanet e tjera Mafioze, fshihen nëpër mistere frike gjithandej ku diplomatët e huaj përdoren si hunj gardhi, ose për kopshtije të njërit a të tjetrit.
Kafshët e korrupsionit kanë stopuar edhe Amerikën të sjellë në Tiranë ambasador, që kur Babloku bleu dhe përdori shefin e FBi-së McGonigal për nevoja personale, për të mbushur hambarin e mafies për ditë të vështira.
Nëpër mundime të mundësive, duhet të mbashë zyze shumë të errëta përballë rrezeve të sistemit moral, se e vërteta është veresie.
T’u thuash ndjekësve që përditë presin drejtësi, se SPAK-u duhet të mbështetet edhe pse është pak pis, edhe pse aty ka ca milionerë e ca militantë të mafies, t’i thyejnë syzet oligarkët, t’ja mbështjellësh gjithë mëkatet në dozën që i bën mirë për shëndetin, t’i nxjerrin sytë fshatarët fanatikë që kanë pushtuar rrjetet sociale për të shëmbur kullat e krimit.
Shëmtia që duhet shkatërruar është lart, shumë lart, në Olimp, atje ku Edi Rama ruan Kutinë e Pandorës, atje ku Amerika dhe SPAK-u nuk marrin dot as Ilir Beqjan e Frida Krifcën, jo më të krehin morrat nga koka e tre dekadave të fundit, e t’i japin fund pisllëkut në trishtimin e shoqërisë sociale.
Shoqëria gjithsesi, edhe pse e shokuar, matë deri me milimetra majën e mendimit, se po, jemi ende zonë rreziku, sa kohë Edi Rama është streha e çdo hajduti./Pamfleti