Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“E vrau dhe e hodhi në qese si mbeturinë” – flet mes dhimbjes nëna e 14-vjeçares

17:05 28/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë dhe komunitetin e Afragolës, pranë Napolit. Martina Carbonaro, 14 vjeçe, e zhdukur prej dy ditësh, është gjetur e pajetë pranë një ndërtese të rrënuar afër ish-stadiumit ‘Moccia’, vetëm pak metra larg banesës së saj.

Trupi i saj ishte i mbështjellë në një qese plastike dhe i lidhur, një detaj që ka shokuar opinionin publik.

Nëna e Martinës, Fiorenza Cossentino, ka folur mes lotëve për mediat italiane, duke përshkruar me dhimbje momentet e fundit dhe dyshimet që kishte për të dashurin e vajzës së saj. “Vajza ime u hodh si mbeturina në një qese. Trupi i saj ishte i lidhur. Kush do ma kthejë vajzën tani?”, tha ajo, duke shtuar se kishte pyetur të dashurin e vajzës nëse i kishte bërë diçka. “Ai e mohoi, më tha ‘Nuk e preka fare’. Por e kuptova kur ai erdhi në shtëpinë time dhe tha se kishte bërë dush”, tregoi ajo.

Nëna rrëfen gjithashtu se vajza e saj ishte e dashuruar, por edhe e frikësuar. “Kur ai e qëlloi me shuplakë disa kohë më parë, ajo e kuptoi që ai mund të ishte i dhunshëm”, u shpreh ajo, duke nënvizuar një episod që mund të kishte qenë paralajmërues për atë që do të ndodhte.

Policia italiane ka arrestuar ish-të dashurin e saj, Alessio Tucci, 18 vjeç, i cili tashmë përballet me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të kufomës. Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e Napolit të Veriut, ai ka pranuar krimin, duke pohuar se e kishte vrarë vajzën dhe më pas kishte fshehur trupin e saj.

Sipas hetimeve të deritanishme, vrasja rezulton të ketë qenë e dhunshme, pasi Martina është goditur disa herë në kokë me një gur. Dyshohet se shkaku i krimit ka qenë sentimental: vajza kishte vendosur të ndërpriste lidhjen, një fakt që 18-vjeçari nuk mund ta pranonte.

Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin e Afragolës, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur hetimet e plota për zbardhjen e plotë të këtij krimi tragjik.

Etiketa: Alessio TucciMartina Carbonaronena e viktimes

Të tjera

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
Aktualitet

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
Para
Raporti/ Në prill të vitit 2025, më pak aksidente se vitin e shkuar

Raporti/ Në prill të vitit 2025, më pak aksidente se vitin e shkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.