Një 24-vjeçare ka ndërruar jetë në Turqi ditë e sotme për shkak të COVID-19. Xheni Kaba përpara disa ditësh bëri lindje të parakohshme. Mjekët vendosën të ndërpresin shtatzëninë dhe të sjellin ne jetë foshnjën në javën e 31. Për shkak të gjendjes së saj të përkeqësuar, ajo ishte dërguar në Turqi për një trajtim më të specializuar, ku dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Në rrjetet sociale ka qenë motra e saj, Linda Kaba ajo që ka postuar një dedikim rrëqethës. Ajo i premton motrës se do të kujdeset për vajzën e porsalindur që ka lënë pas “siç ti kishe ëndrra qe nuk tu realizuan kurrë”.
“O shpirti im o xhen pse motra pse ike kshu, si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim. Ti ishe nje lule e pa celur akoma po se Zoti ve dore te njerzit e mire. O Zot pse, o sa gjera kam per te te then o xhan i motres. Gjerat e tua te mira nuk kane fund po Zoti nuk te la me, te donte afer vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs.
Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurre. Sa mall kam per ty o drita ime”, shkruan e motra, Linda Kaba.
Kujtojmë që një ditë më parë, ndërroi jetë në spitalin Infektiv edhe një grua 34 vjeçare e cila ishte 4-muajshe shtatzënë.