Themeluesi dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Vlorës, Bedri Shaska, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Kujtojmë se Shaska ka shërbyer si mësues, dhe ishte pinjoll i një prej familjeve fisnike vlonjate. Ai la pas një trashëgimi pune e jete.
“Një nga themeluesit e PD Vlorë, ish-kryetari saj, mësues i nderuar, pinjoll i një prej familjeve fisnike që i kanë bërë nder Vlorës në atdhetari e dije!
Partia Demokratike Vlorë shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Bedri Shaska! Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Vlorë, ish kryetari saj, mësues i nderuar, pinjoll i një prej familjeve fisnike që i kanë bërë nder Vlorës në atdhetari e dije!
Ka lënë pas një trashëgimi pune e jete që bën krenarë familjen, miqtë e shokët e tij të shumtë! Punëtor, idealist i palodhur, i përkushtuar për vlerat e lirisë me veprimtarinë e tij në Partinë Demokratike, Bedri Shaska ishte shembulli i dinjitetit e i burrërisë”, është shkruar në mesazhin e ngushëllimit të PD Vlorë.