Një 25-vjeçare ka denoncuar në Polici se është shfrytëzuar për prostitucion nga bashkëjetuesi dhe një shtetase.
Policia e Korçës sqaron se e reja ka pretenduar se 1 vit më parë është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe.
Nga verifikimet rezulton se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.