Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ku dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Farkës. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, dyshohet se i mbytur ka mbetur një 45 -vjeçar me inicialet B.H. Mësohet se polumbarët janë njoftuar dhe kanë nisur kërkimet për trupin e 45 vjeçarit. “Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu mësohet se grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po puniojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.
Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë që gjatë sezonit të verës, raste të tjera tragjike kanë ndodhur ku pushues janë mbytur në plazhet e vendit. Rasti më i fundit ishte ai i një vajze të mitur në lumin e Devoll, në fshatin Fermë Partizani që i përket qarkut të Beratit.