Një 78-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.
Sipas të dhënave të para, viktima është Besnik Marlika nga Kruja.
Familjarët e tij kanë pohuar se i moshuari vuante nga diabeti, shkruan “Balkanweb”.
Dyshohet se 78-vjeçari ka pësuar infarkt dhe ka humbur ndjenjat sapo është futur në det.
Pushuesit menjëherë kanë njoftuar policinë, e cila ka nxjerrë trupin e pajetë në breg.
Kujtojmë këtu se gjatë këtij sezoni veror, në plazhet shqiptare kanë ndërruar jetë dhjetëra persona, shumica e të cilëve kanë pësuar infarkt.