Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mursi të Sarandës.
44-vjeçari i identifikuar si A., K është gjetur i vetëvarur në banjë nga familjarët e tij, për arsye ende të panjohura.
Mësohet nga Policia se viktima ishte me origjinë nga Prrenjasi dhe jetonte prej katër vitesh në fshatin Mursi të Sarandës.
Ai ishte martuar për herë të dytë dhe punonte në një firmë mermerësh.
Mësohet se nga martesa e parë viktima kishte një fëmijë.