Një 31-vjeçar nga Pogradeci, i cili kishte tentuar të hidhej nga kati i gjashtë dy muaj më parë, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.
Ai jetonte i vetëm me nënën dhe njihej për problemet me lëndët narkotike, ndërsa nuk ishte hera e parë që tentonte t’i jepte fund jetës.
Dy të rinj kishin shpëtuar atë në tentativën e parë për vetëvrasje.
Policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.