Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Kolonjës.
Një 50-vjeçare nga fshati Kreshovë është gjetur e pajetë në një hangar në afërsi të banesës së saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.
M.M., është gjetur e vetëvarur nga familjarët.
Ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë gruan drejt aktit të rëndë.