Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan ku 37 vjeçari, Ramis Mici 37 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, 37 vjeç.
Sipas burimeve, dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
E ndjera ka humbur jetën pas goditjeve të marra nga mjeti prerës. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u largua nga vendngjarja menjëherë pas krimit.
Njoftimi i Plotë:
Elbasan / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetmira Elezi, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pronarja e banesës me qira ku ndodhi krimi i rëndë në Elbasan, ku Ramis Mici vrau bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, ka treguar se si e mësoi ngjarjen.
Leme Zdrava tha në një intervistë se 5 ditë më parë në shtëpinë e tyre ka ardhur policia, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje.
“Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.