Policia e Durrësit, ka gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Shkallnurit në Durrës, një 28-vjeçar të vetëvarur në banesën e tij.
Shtetasi është identifikuar si F.K. 28-vjeç.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.