Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E njëjta histori, dy standarte: Si gjykoi në dy mënyra të ndryshme Vettingu Besa Nikëhasanin dhe Ardian Dvoranin

16:45 12/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme, në media u raportua se prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për të kërkuaj drejtësi, pasi u shkarkua nga detyra gjatë procesit të Vettingut.

Sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në prill të 2018-ës, Nikëhasani nuk justifikonte pasurinë e saj, konkretisht dy apartamente, një në Lezhë dhe një në Tiranë, dy garazhe si dhe një fuoristradë Toyota Land Cruiser me vlerë 20 mijë euro.

Ndonëse në ILDKPI deklarimet e saj kanë rezultuar të sakta dhe burimet e pasurisë janë cilësuar të ligjshme, një hetim i pavarur i KPK-së e ka gjetur në shkelje prokuroren.

Megjithatë, asokohe Besa Nikëhasani, e cila kishte zgjedhur të mbrohej vetë pa pasur një avokat, i mohoi pretendimet e komisionit të përbërë nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko.

“Për dy garazhet nuk i kam fshehur por i kam deklaruar në vitin 2009. Është një lapsus por vlera 90 mije euro është për banesën dhe 2 garazhet. I bleva garazhet por se dija sa m2 do ishte. Noteri ka bërë një lapsus për një marrëveshje përfitimi që ne kishim brenda familjes nga shitja e një toke. Njëherë ma ka bërë vjehrra deklaratën e pasurisë. Nuk kemi pasur certifikatë pronësie për apartamentin e vjetër në Lezhë prej 130 m2. Ka qenë me leje ndërtimi që nga 2004. Kemi  blerë makinë të shtrenjtë për sigurinë time pasi dy herë na kanë përplasur me makinë. Andrea Markut i kemi borxhe, ky person ka “Exchange”.

Ai na ka ndihmuar. Ajo nuk është makinë luksi. Nuk kemi pas qellim të fshehim pasurinë. Në 20 vite dy herë kam shkuar me pushime. Jam e hapur për cdo pyetje. Kemi harruar të deklarojmë shitjen e një makine Golf 3. Por e ka deklaruar pastaj burri. Në 2003 na kanë vënë tritol tek makina. Kërkoj të konfirmohem në detyrën time duke i qëndruar shpjegimeve që bëra për pasuri të justifikuar për burime të ligjshme.”-është shprehur Nikëhasani në argumentin e saj mbrojtës.

Megjithatë, pretendimet e saj nuk u morën parasysh dhe ajo u shkarkua nga detyra. Por ndërkohë që ajo kërkon të drejtën e saj në Strasburg, kolegu i saj në sistemin e drejtësisë, anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ndonëse është kapur me të njëjta shkelje gjatë procesit të Vettingut, vijon i pashqetësuar aktivitetin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ashtu si Nikëhasani, Dvorani rezultonte i rregullt nga deklarimet e tij periodike, por ILDKPI nxorri si të pajustifikuar një shumë prej 10 milionë lekësh që nuk ishte përfshirë në deklaratën e pasurisë gjatë procesit të Vettingut.

Megjithatë, KPK ndërmori një hetim të pavarur nga ku rezultoi se Dvorani, një “peshë e rëndë” në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, nuk kishte si qëllim fshehjen e pasurisë, por çështja e 10 milionë lekëve ishte thjesht një pasaktësi apo “harresë”, duke u justifikuar fare thjeshtë me deklarimet e tij të sakta periodike.

Nga ana tjetër nuk është parë si problematik as fakti se Dvorani ishte i punësuar si pedagog në disa universitete private, çka do të sillte një konflit papajtueshmërie në rast se çdonjëri prej universiteteve do të përfshihej në një proces gjyqësor.

Gjithashtu, KPK arriti në përfundimin se gjyqtari nuk kishte kontakte me persona të papërshtatshëm, ndonëse ka të dhëna të forta dhe akuza nga ana e opozitës se Dvorani është mik familjeje me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ka pasur kontakt me vëllanë e tij, Agron Xhafaj, i cili sot vuan dënimin në Itali për trafik droge.

Por me gjithë këta “flamuj të kuq”, Dvorani jo vetëm që e kaloi Vettingun, por si kryetar i Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, post që sigurisht do të duhej të mbahej nga një figurë e kulluar përsa i përket problematkave të tilla, tashmë pret dhe të deleguarit e Bashkimit Europian si ambasadori Luigi Soreca, i cili për ironi, shprehet përkrah Dvoranit se pret që institucionet e reja të drejtësisë të funksionojnë siç duhet. /gazetarefoma.com

Të lidhura

Na paska fëmijë homoseksual?!
Aktualitet

Na paska fëmijë homoseksual?!

Nga Jonathan Pano Kjo është “risia” e radhës nga Bashkia e Tiranës. Pas shfaqjes me transgjinore tek liqeni artificial, ku...

19:19 24/07/2025
Mbytet 16-vjeçari te Laguna e Patokut, shoku i tij përfundon në spital
Aktualitet

Mbytet 16-vjeçari te Laguna e Patokut, shoku i tij përfundon në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në lagunën e Patokut në Kurbin, ku dy të rinj 16-vjeçarë u futën...

18:43 24/07/2025
Para

Protesta e 16 shkurtit: Protestuesit të udhëzuar të shkatërrojnë objektin pranë kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Na paska fëmijë homoseksual?!

Na paska fëmijë homoseksual?!

19:19 24/07/2025
Mbytet 16-vjeçari te Laguna e Patokut, shoku i tij përfundon në spital

Mbytet 16-vjeçari te Laguna e Patokut, shoku i tij përfundon në spital

18:43 24/07/2025
Zbulohen mbetjet e një anijeje luftarake të shek XVIII në një ishull skocez

Zbulohen mbetjet e një anijeje luftarake të shek XVIII në një ishull skocez

18:18 24/07/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

E rëndë në Fier / Vajza mbyt me tel babain, tenton të fshehë ngjarjen

17:46 24/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.