Një 27 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një pyll në Dolauer të Gjermanisë.
Kufoma e mbuluar me gjethe, u pikas nga një kalimtar i rastit, i cili njoftoi më pas policinë.
Sipas “Bild”, viktima është Ismail.P, i cili merrej me ndeshje boksi jo profesioniste.
Prokurori i çështjes tha se shqiptari kishte në trup plagë të shumta të shkaktuara nga thika dhe plumbat, të cilat i kanë marrë edhe jetën.
Viktima njihej ndryshe edhe me nofkën “Mbreti”.
I fundit që e ka parë shqiptarin të gjallë, ka qenë taksisti i cili e kishte sjellë pranë vendit ku ndodhi vrasja.
I riu i kishte thënë taksistit ta priste, pasi do të takonte një mik.
Ai gjithashtu la në taksi edhe një çantë me karta, mirëpo nuk u kthye më kurrë për ta marrë.