Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E kritikuan për protestat paqësore, Berisha iu përgjigjet kritikëve

14:42 14/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Një ditë pas protestës të zhvilluar para parlamentit, kreu i partisë Demokratike ka një përgjigje për të gjithë kritikët.  Teksa ka shumë zëra që thonë se opozita duhet të jetë më e ashpër në tubimet e saj, Berisha deklaron se se revolucioni paqësor nuk ka humbur ndonjëherë, por kërkon durim.  Gjithashtu Berisha tha se nuk duhet shkuar tek dhuna, pasi kjo do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë.

“Duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative. Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon.
Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten. Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile”, u shpreh Berisha.

“Ju e shihni se si sillen në parlament. Kurrë parlamenti Linda-Rama nuk ka qenë në këtë situatë. Kurrë! Një grusht të zhveshur nga çdo moral politik, e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm, si një plaçkë të neveritshme. Bënë dje deklaratë që të më akuzonin mua si fajtor për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve. Apo fajin e ka Saliu edhe këtu? Kjo ishte kulmore. Ja ku shkon degradimi. Duhet ta dini se aty nuk ishte vetëm Edi Rama, ishte edhe diçka tjetër.  Ndaj kërkoj tani që koalicioni PD-PS i grave që të faktonte se për shfrenimet e tyre, fajin e ka Berisha. E dhashë këtë shembull për të thënë se shikoni se në çfarë shkalle, këta kanë humbur çdo lloj logjike. Kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë çdo gjë, të ndërmarrin çdo gjë.  Duhet të falenderojmë qytetarët për përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta. Duhet të vazhdojmë. Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral. Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet. Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve.  Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet. Përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë. Por absolutisht do marrin përgjigjen e merituar. Sepse çdo vendim, përveç vendimit që është marrë, është i paligjshëm. Nuk ka asgjë më të paligjshme se shpallja palë e atij që nuk është palë.  Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha. Demokratët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga zgjedhjet, as të dorëzohen. Ky është revolucion. Unë e kuptoj se ky term ngjall debat. Por në rast se një vendi, me forca madhore, i shkatërrohet pluralizmi, si mund ta rivendosë ai? Ai është një akt kundërrevolucionar, ky është revolucion. Ai është grusht shteti kundër pluralizmit. Ne jemi në të drejtën tonë dhe ne i injorojmë këto. Marrim vetëm qëndrimet e parlamentit: a mund të veprohet në një parlament siç vepron Edi Rama me Lindën e tij kryetare?  Në mënyrën më të turpshme dhe të padenjë. Ndaj dhe ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk e dorëzojmë ne parlamentin. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin. Ne përfaqësojmë 750 mijë zgjedhës. Kështu që thashë të bëjmë këtë mbledhje, të përcaktojmë detyra më konkrete dhe të vazhdojmë betejën në të gjitha planet”, deklaroi ai më tej Berisha.

Të lidhura

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e dërguar...

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renis Dobrës, 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit, ngjarje që po...

18:33 10/07/2025
Para
Kujdes me manovrat që bëni kur ecni me makinë, “Droni Edukues” po ju vëzhgon

Kujdes me manovrat që bëni kur ecni me makinë, "Droni Edukues" po ju vëzhgon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

18:33 10/07/2025
Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

18:07 10/07/2025
Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

17:48 10/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.