Një 56-vjeçar është në kërkim nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 34-vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial në afërsi të një shkolle private.
Gjithashtu policia njofton se përveç se ka ngacmuar seksualisht, 56-vjeçari edhe e ka kërcënuar me thikë 34-vjeçaren.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.