Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dyshohet se vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 69-vjeçari mohon krimin

12:53 06/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

I dyshuari kryesor për vrasjen e të moshuave në Dropull ka mohuar autorësinë e vrasjes së dyfishtë që ndodhi javën e kaluar. Thoma Mastora nuk ka marrë përsipër krimin, teksa ka dëshmuar përpara oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurores Blerina Musabelliu.

“Nuk i kam vrarë unë, nuk jam unë autor i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin”, mësohet të jetë shprehur Mastora.

69-vjeçari pritet që të dalë nesër para togave të zeza të Gjykatës së Gjirokastrës, për t’u vlerësuar arrestimi nga Prokuroria Rajonale, që me shumë mundësi do të japë për të qëndrim në burg pa afat.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, duke folur për mediat, ka kërkuar që të vendoset drejtësia, dhe në rast se ai ka vrarë çiftin e bashkëshortëve, të dënohet me vdekje.

Eftiqia Mastora, 73 vjeçe, tha se nuk ka asnjë dijeni mbi shkaqet që mund te kenë çuar bashkëshortin e saj drejt dhunimit për vdekje të çiftit të bashkëfshatarëve.

“Nuk kam çfarë iu them tjetër, kërkoj ndjesë! Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni edhe juve çfarë të bëj? Mua ai më mbaroi tani, nuk më del inati, me sëmundjet e mia, shqetësimet e mia. Nuk ka më asnjë punë me mua”- tha e moshuara.

Më tej, ajo zbuloi se autori kishte marrë edhe kredi dhe u shpreh se kishte frikë se mos mbetej pa shtëpi.

“Kishte marrë edhe kredi, kam frikë se do më lërë pa shtëpi. Më tha policie ç’punë ke me bankën. Unë nuk di gjë u thashë, kishte marrë kredi. Nuk e di çfarë të bëj, u çmenda fare. Kush e ndihmoi që e mori atë kredi? Unë ta takoj atë? Për çfarë, çfarë t’I them që more në qafë dy pleq? Çfarë t’i them e shkreta unë? Ai mori kredi, 1 milionë e gjysmë i kam dhënë unë për makinë se u çmend donte makinë. I kam marrë te motra ime dhe ia kam dhënë. Dua të interesoheni ku ka marrë kredi dhe kush e ndihmoi dhe ku i ka çuar?”- u shpreh 73 vjeçarja.

69-vjeçari që kishte lidhje të ngushta prej vitesh me dy të moshuarit ka qenë i fundit person që i ka takuar. Më 30 prill, ai shkoi në banesën e tyre për të kaluar pasditen, gjë që e bënte zakonisht. Por diçka ka shkuar keq. Aq keq, sa ai i ka vrarë të dy miqtë e tij. Deri më tani mendohet se sherri mund të ketë nisur me Kostën, dhe Kleoniqi është vrarë për të mos lënë dëshmitarë, por ende është e paqartë arsyeja. E vetmja shenjë që la ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia.

Nga të dhënat e mbledhura nga të afërmit e viktimave, prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Por se përse nuk dihet. Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat, pasi ishte i dënuar disa herë për grabitje, megjithatë ky nuk ishte rasti. Çiftin e vrau, por nuk u prekur paratë që mbanin në shtëpi. Viktimat, tashmë prihen në banesën e tyre të fundit, të dy në një arkivol, ndërsa Mastora është i vetmi që mund të zbardhë ngjarjen. Pse i vrau burrë e grua në Dropull?

Etiketa: Thoma Mastora

Të tjera

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës
Aktualitet

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Një grup pensionistësh italianë që jetojnë në Shqipëri i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur...

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen
Aktualitet

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar zv kryeministren Belinda Balluku se po përdor pushtetin politik...

18:39 01/02/2026
Para
Përcillet për në banesën e fundit 9-vjeçarja Ergesa Arrazi, flasin familjarët

Përcillet për në banesën e fundit 9-vjeçarja Ergesa Arrazi, flasin familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

18:39 01/02/2026
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, publikohet emaili i ish-sekretarit të Këshillit të Europës, drejtuar Epstein

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, publikohet emaili i ish-sekretarit të Këshillit të Europës, drejtuar Epstein

12:36 31/01/2026
Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

15:59 30/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.